E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri: “Antimafia”, të zbatohet tek familja Berisha

Deputeti Saimir Tahiri theksoi se ligji në fjalë duhet të shpartallojë mafien e vërtetë, që sipas tij gjendet në oborrin e kryeministrit.

 “Çmontimi dhe ndëshkimi i mafies së vërtetë duhet ta fillojë me Shkëlzen, Argitën dhe Jamarbrin, familjarë të Sali Berishës që kanë përdorur pushtetin e babait për afera korruptive, me Fatmir Mediun, Lulzim Bashën dhe Sokol Olldashin, të cilët Sali Berisha jo vetëm nuk i dënon, por i fsheh pas imunitetit parlamentar duke i ngritur në detyrë ministrore për devotshmëri në korrupsionin familjar, me Rrahmanin, Delijorgjin, Pinarin, Fahri Balliun, Fazllicin, Sefgjinin, dhe shumë të tjerë, si sekserët e bizneseve të familjes”, theksoi ai gjatë një konferene për mediat.

Tahiri shtoi më tej, se Partia Socialiste ndjen detyrim për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë, për t’i vënë kufi këtij pushteti të korruptuar. “Hap kutitë ose largohu është alternativa e vetme që nuk shpëton Sali Berishën dhe pushtetin e tij korruptiv, por shpëton një herë e mirë qytetarët shqiptarë nga dora mafioze e këtij njeriu që nuk di të ndalet para babëzisë së tij për të vjedhur jo vetëm zgjedhjet, pro gjithçka publike ka mbetur në këtë vend.”, vijoi deputeti opozitar.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›