E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia: Prefekti ka kompetenca vetëm për rrethin

Prefektura kërkon drejtuesin e policisë bashkiake


Çështja e emërimit dhe shkarkimit të kryeinspektorit të policisë bashkiake, ka çuar në gjykatë Prefektin e Tiranës, Keltis Kruja dhe Bashkinë e Tiranës. Dje, gjyqtarja Ariana Caco ka zhvilluar seancën e parë gjyqësore të kësaj çështjeje.


Prefekti i Qarkut Tiranë, më datë nëntë 2009, ka kërkuar shpalljen si të pavlefshëm vendimin nr. 558 datë 06.10.2009 për largim nga detyra të kryeinspektorit të policisë bashkiake, Ndec Deda dhe vendimit nr. 587 datë 06.10.2009 për emërimin në detyrë të kryeinspektorit të Policisë Bashkiake, Zyhdi Dajti nga kryetari i Bashkisë së Tiranës.


Sipas padisë së ngritur nga prefekti, çështja e emërimit dhe shkarkimit të kreut të policisë bashkiake është një kompetencë që i përket Prefekturës së Tiranës. Dje, pas përfundimit të seancës së parë gjyqësore, Bashkia e Tiranës ka njoftuar nëpërmjet një komunikate për shtyp se këto pretendime të prefektit janë të pabaza.


Çështja e emërimit dhe shkarkimit të kreut të policisë është e përcaktuar qartë në nenin 3, të ligjit nr .8224, datë 15.05.1998, ku thuhet se organizimin dhe funksionimin e policisë së bashkisë dhe komunës, nuk ka në kompetencë emërimin dhe shkarkimin e Kryeinspektorit të Policisë Bashkiake, por ka të drejtë të bëjë emërimin dhe shkarkimin e Kryeinspektorit të Rrethit.


Zyhdi Dajti u emërua në krye të Policisë Bashkiake në nëntor të 2009, pas dorëheqjes nga ky post të Ndrec Dedës, i cili kishte drejtuar policinë bashkiake për tetë vjet radhazi.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›