Fazliçi, 2 orë në Prokurori për pastrimin e parave
Autori i Lajmit: red.
Damir Fazliçi paraqitet në Prokurorinë e Tiranës për të dhënë deklarimet e tij. Biznesmenit serbo-boshnjak nuk i është komunikuar asnjë akuzë. Pas dy orë deklarimesh, Fazliçi ka lënë Prokurorinë dhe ka preferuar të mos bëjë asnjë koment në lidhje me deklarimet e tij në organin e akuzës. Prokurorët Dritan Reshka dhe Besnik Cani kanë marrë deklarimet e biznesmenit për rreth 2 orë. Ndërsa avokati i tij ka pohuar se klientit të tij nuk i është komunikuar asnjë akuzë, por është thirrur në cilësinë e personit për të dhënë deklarimet e tij. Dy prokurorët e çështjes i dërguan javë më parë Fazliçit, fletëthirrjen për t u paraqitur në Prokurorinë e Tiranës në kohën 15-28 shkurt, ndërkohë që deri më tani, zyrtarisht, nuk dihet se për çfarë është pyetur Fazliçi.
Dëshmia
Damir Fazliç, biznesmeni serbo-boshnjak ka mbërritur dje në Tiranë, për të dëshmuar në prokurori. Edhe pse nuk është zyrtarizuar për çfarë është marrë në Prokurori, Fazlliç ndodhet nën hetim nga ana e Prokurorisë për pastrim parash në Shqipëri. Biznesmeni serbo-boshnjak është pritur në aeroportin e Rinasit nga dy avokatët e tij. Prokuroria kishte vendosur afatin e fundit datën 20 shkurt që ai të vinte për t u pyetur, Fazliç dyshohet për krijimin e disa kompanive fantazmë.
Gjyqi
Në seancën gjyqësore të zhvilluar dy muaj më parë, prokurorët e dosjes “Fazliç” zbardhin kontratat e blerjes së pronave të paluajtshme në Shqipëri nga biznesmeni Damir Fazliç. Jo vetëm kaq, por është hedhur dritë dhe mbi xhirimin e një shume prej 1.7 milion eurosh nga bankat shqiptare drejt Zurihut. Të gjitha këto kanë çuar organin e kuzës të dyshojë se biznesmeni serbo-boshnjak ka pastruar para në vendin tonë. Faktet janë bërë publike gjatë seancës së djeshme gjyqësore në Gjykatën e Tiranës.
Dokumentet
Prokurorët e çështjes demonstruan në sallën e gjyqit edhe një dokument ku pronari i kompanisë serbe të energjisë “Rudnap”, Lazareviç, figuron aksioner në kompaninë “Altarie reserach limited” ku Damir Fazliçi eshte administrator i pergjithshem.
Skandali i Damir Fazliçit ka përfshire emra te njohur te politikes dhe qeverise shqiptare. Flutura Kola, ortakja e Argita Berishës ka deklaruar ne Prokurori se prokurën e shitjes se kompanisë “Croun acqiuisiton” te “Altareia” ia ka siguruar vetë Fazliçi dhe kjo deklaron se vetëm ka firmosur aktin e shitblerjes. Ndërkohe Prokuroria ka dyshime të forta se Kola dhe Fazliçi kanë bërë transaksione bankare. Ndërkohe skandali “Fazliç” lidhet edhe me emrin e pronarit te kompanise serbe “Rudnap”, ku kjo kompani serbe lidhet me nje shumice tenderash te fituar ketu ku serbet me çmime te kripura i kane shitur qeverise shqiptare energji. Damir Fazliçi u lidh edhe me emrin e Lulzim Bashës, ku kunati i tij, Erjon Isufi, rezultoi administrator i te pakten tre kompanive të Damir Fazliçit.
Damir Fazliç
“Unë respektoj institucionet e drejtësisë shqiptare. Prokuroria më kërkoi të jap deklarime dhe e bëra. Unë s kam asnjë koment tjetër në lidhje me ardhjen time këtu”.
Ky lajm është publikuar: 17/02/2009