Diploma e Bolonjës po rishikohet nga senatet
Autori i Lajmit: red.
Udhëzimi i ri për suplementin e diplomave u është dërguar dje pasdite universiteteve. Sipas Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, udhëzimi i ri për diplomat ka një përmirësim në kuptimin e shmangies së disa elementeve të cilët mund të mos ishin të domosdoshme. MASH ka lehtësuar udhëzimin nga ato elemente që u kërkuan nga studentët. Tashmë senatet e universiteteve, në përputhje me udhëzimin e MASH, kanë mundësinë të zgjedhin diplomat e tyre, duke ruajtur gjithmonë standardet shtetërore bazë që duhet të ketë çdo diplomë. Suplementi i diplomave, sipas sistemit të Bolonjës, është një dokument dhe një instrument i dobishëm për punëdhënësin. Kjo, sepse në këtë dokument, do të pasqyrohet e gjithë përmbajtja e studimeve, në kuptimin e kohëzgjatjes, numrit total të krediteve, notës mesatare, lëndët ose modulet dhe pesha e tyre në kurrikul.
Ky lajm është publikuar: 17/02/2009