Shërbimi ndaj pacientëve nuk është i barabartë
Autori i Lajmit: red.
Ministria e Shëndetësisë synon rishikimin në tërësi të hartës spitalore dhe shërbimeve shëndetësore, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit në këta sektorë. "Kjo ka të bëjë shumë me rritjen e aksesit të popullatës ndaj shërbimeve, por dhe me përsosjen e unifikimit të shërbimit shëndetësor, me atë që quhet moscopëzim të shërbimit shëndetësor", - tha dje për mediat zv.ministri i Shëndetësisë, Arben Ivanaj. Sipas tij, kjo lidhet shumë me standartizimin dhe rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor. "Ka spitale atje ku nuk duhet të ketë, ka numër më të madh krevatesh se ç duhet, por ka dhe spitale me koeficient përdorimi të ulët, pra ka fiktivitet, çka bën që shpesh, të sëmurët të mos marrin shërbimin e duhur", - tha zv.ministri Ivanaj. Sipas tij, të gjitha këtyre praktikave dhe kontradiktave synohet t u jepet fund këtë vit, me reformën e nisur për përfshirjen e 42 spitaleve në skemën e Sigurimeve Shëndetësore. Ivanaj shtoi se brenda muajit mars do të lidhen kontratat mes spitaleve dhe Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, ku do të përcaktohet mënyra se si ato do të aplikohen në praktikë. "Nga momenti i lidhjes së kontratave, deri në aplikimin e tyre në praktikë është një proces, por më e rëndësishme është që do të dilet nga mentaliteti unë prodhoj, unë blej ", - theksoi zv.ministri Ivanaj. Sipas tij, mentaliteti se institucionet e shëndetësisë prodhojnë dhe paguajnë shërbimet, është i gabuar. Institucionet shëndetësore, private dhe publike, prodhojnë shërbim sipas standardeve dhe cilësi të parapërcaktuar, të cilat i ble publiku, ndaj i takon këtij të fundit të vlerësojë nëse ky shërbim është, apo jo i mirë. "Ky është ndryshimi i mentalitetit ekzistues, në mënyrë që të kalohet nga e shkruara, deri në zbatimin në praktikë të kësaj praktike", - pohon Ivanaj. Si një praktikë që prej rreth 140 vitesh ekziston në Evropë, Ivanaj thekson se "avantazhi ynë është që të mos bëjmë gabimet e të tjerëve, ndaj për shmangien e tyre, kemi ndërmarrë një tërësi masash".
Ky lajm është publikuar: 17/02/2009