E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta masive në Jemen

Nga Express më 27 janar 2011 në ora 14:30

Mijëra shtetas të Jemenit po protestojnë në kryeqytetin e vendit Sana, duke kërkuar largimin e presidentit Ali Abdullah Saleh, që ka më shumë se 30 vjet në pushtet.

Njoftimet bëjnë të ditur se protestuesit janë mbledhur në të paktën katër zona të kryeqytetit, përfshirë edhe universitetin e Sanas.

Protestuesit kundër qeverisë hodhën slogane me referenca për rrëzimin e presidentit.
Organizatorët u kanë bërë thirrje studentëve dhe grupeve të shoqërisë civile të protestojnë kundër korrupsionit dhe politikave ekonomike.

Popullsia në Jemen ankohet për varfërinë në rritje, sidomos në mesin e të rinjve, si edhe për mungesën e lirive politike.

Më shumë se 40 për qind e popullsisë jeton me më pak se 2 dollarë në ditë.

Vendi është shënuar edhe nga probleme që kanë të bëjnë me sigurinë, ku përfshihen një lëvizje separatiste në jug dhe një kryengritje e shiitëve në veri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›