“Fanatiku” Vedat Ademi, 7 vjet vetëm muzikë “live”
Autori i Lajmit: red.
Vedat Ademi, këngëtari “fanatik” i muzikës “live” tregon pasionet dhe dashurinë e tij për muzikën. “Muzika është pasioni im. Një artist që nuk këndon dot “live” këngët e veta nuk e di pse do të quhej artist pastaj. Kënaqësia e një këngëtari është që atë këngë, për të cilën ka punuar t ua këndojë njerëzve “live”, në mënyrë që edhe ata ta ndiejnë emocionin ashtu siç duhet”, - pohon ai. Mbi suksesin e madh, që tashmë ka korrur në Tiranë, këngëtari me modesti pohon se, “më pëlqejnë sepse jam i thjeshtë, por edhe për muzikën që e ndiejnë ashtu siç duhet”.
Si është bërë Vedati artist?
Kam filluar të këndoj me aktivitetet e shkollës në Kosovë. Kam kënduar në festat e Nëntorit, në festa të ndryshme të shkollës. Por në mënyrë profesionale, që jam marrë me muzikë ka gjithsej 7 vjet. Gjatë kësaj kohe kam filluar të këndoj “live” me grupe. Në Kosovë kam pasur një grup. Kam ardhur në Shqipëri 4 apo 5 vite më parë. Si fillim isha këngëtar në “Top-Shou”, pastaj kam pasur edhe grupin që kam kënduar në “club-e” të ndryshme të Tiranës.
Na tregoni pak për këngët tuaja......Cila prej tyre është më e dashur për ju?
Të them të vërtetën në momentin që unë zgjedh t i këndoj natyrisht që më kanë pëlqyer edhe vetë. Mua më pëlqejnë të gjitha njëlloj, ndoshta publikut i pëlqen ndonjëra më shumë apo i duket më e veçantë, por për mua janë të gjitha njëlloj. Më duken të gjitha të bukura.
Keni dedikuar ndonjë këngë apo teksti i ndonjë kënge ka të bëjë me një ngjarje reale të jetës suaj?
Jo. Tekstet janë krejtësisht të imagjinuar. Janë këngë dashurie, për të cilat unë kam dhënë më të mirën time.
Jeni këngëtar i muzikës “live” dhe disa ditë në javë këndoni në club-e të ndryshme në Tiranë. Për ju të kënduarit “live” është vetëm mënyrë jetese apo pasion?
Muzika në radhë të parë është pasioni im. Një artist që nuk këndon dot “live” këngët e veta nuk e di pse do të quhej artist pastaj. Kënaqësia e një këngëtari është që atë këngë, për të cilën ka punuar t ua këndojë njerëzve “live”, në mënyrë që edhe ata ta ndiejnë emocionin ashtu siç duhet. Nëse do t i përgjigjesha pyetjes, mund të them që në radhë të parë është pasioni im dhe më pas edhe punë, me të cilën mund të arrish të krijosh këngë të reja.
Mund ta quani veten si fanatik i muzikës “live”?
Të them të drejtën, dëshira ime është të këndoj “live”. Edhe eksperienca ime e parë para 7 vjetësh, ka qenë “live” dhe unë nuk e kisha shumë idenë e studios se si funksionon. Mbas njëfarë kohe, 1 viti apo 2, kam provuar ndjenjën e studios. Kam mësuar se si është studioja dhe se si punohet në të. Për mua është një kënaqësi shumë e veçantë të këndoj direkt. “Playback” është më e lehtë, por pavarësisht lodhjes e të tjerave kur iki për punë jam i kënaqur. Vë në anë lodhjen, stresin, (me nerva, pa nerva) apo probleme të tjera dhe jam i kënaqur kur shkoj të punoj dhe të këndoj.
Sa shpesh shkoni në Kosovë për koncerte?
Unë anëtarët e grupit i kam nga Shqipëria. Të tre janë nga Shqipëria. Tani shpresojmë të shkojmë në Prishtinë për një koncert. Kemi qenë për herë të fundit përpara Vitit të Ri, për festën e Bajramit, e tre katër herë më parë. Por meqenëse jemi këtu shumë aktivë, jemi shumë të angazhuar këtu nuk kemi mundësi të lëvizim. Maksimumi, kur kemi dy apo tre ditë pushim, iki të takoj familjen time, e cila jeton në Mitrovicë.
Në Shqipëri ka shumë këngëtarë, qoftë të Shqipërisë apo edhe të Kosovës, ndërsa ju ndiqeni shumë nga fansat. Nga ju vjen ky sukses? Pse mendoni se ju pëlqejnë kaq shumë?
Më bëhet shumë qejfi kur marr komplimente nga fansat dhe për faktin që më ndjekin. Fakti që unë këndoj nëpër lokale, por edhe natyra ime shumë e thjeshtë dhe komunikimi me ata që më ndjekin, bëjnë që të më pëlqejnë. Më bëhet realisht qejfi për këtë sepse edhe unë ndihem shumë i kënaqur me punën time. Ata që vijnë për të më dëgjuar e ndiejnë këtë.
Nga ka lindur pasioni juaj për muzikën? Është një trashëgimi apo...?
Jam i pari nga familja ime që merrem me muzikë. Sa herë që shkoja në shkollë këndoja rrugës. Është thjesht një dhunti e zotit. Është diçka e brendshme që e ndien vetë.
Çfarë projektesh keni aktualisht? Çfarë jeni duke punuar?
Për momentin jam duke punuar një këngë. Shpresoj që të dalë në Top-Fest. Jam duke u marrë me atë, po mundohem të bëj edhe albumin, por duke marrë parasysh angazhimin e madh që kam....nuk kam shumë kohë, pasi tashmë jam në punë edhe tek e “Diell” dhe është pak e vështirë, është e lodhshme dhe nuk kam arritur të gjej kohën tamam për këtë.
Kur ua premtoni fansave albumin?
Do të doja sa më shpejt, por varet nga mundësitë që më jepen për të punuar për të.
Tashmë jeni i martuar, mund t ju quajmë familjar. Si ndërthuret familja dhe muzika në jetën tuaj?
Përpiqemi që të alternohemi, sepse edhe gruaja ime është në punë edhe unë në punë dhe atë pak kohë që na mbetet përpiqemi që t i përkushtohemi njëri-tjetrit. Mirëkuptohemi normalisht....
A e pengojnë ato njëra-tjetrën, muzika familjen apo familja muzikën?
Faktikisht, gruaja ime vjen nga një familje muzikantësh, babai i saj është kompozitor, vëllai kompozitor gjithashtu, edhe e ka shumë më të lehtë, sepse është rritur me ndjenjën e artit, të muzikës. Mirëkuptohemi shumë bashkë.
Këngëtarëve të muzikës “live” u ndodhin shumë incidente, ka raste që ngatërrojnë këngën, harrojnë tekstin etj. Na tregoni një rast kur kjo ju ka ndodhur juve dhe si keni reaguar apo e keni superuar këtë incident?
Faktikisht, përpara pak kohësh më ka ndodhur me këngën time, kështu që incidente të tilla ndodhin. Mjafton të hutohesh për një moment dhe harron. Kjo gjë në disa raste është edhe e lezetshme, duhet të ndodhë ndonjëherë.
Si ndiheni përballë fansave?
Në radhë të parë, kam shumë respekt për ata që vijnë dhe dëgjojnë muzikën time, këngët që këndoj unë. Normalisht që mundohem t u bëj qejfin të gjithëve, t i bëj të ndihen mirë, natyrisht duke i përshëndetur, duke u folur, të ndihen lirshëm, të kënaqur vërtet dhe pa komplekse.
Ky lajm është publikuar: 10/03/2009