E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta ne Athine demonstruesit sulmojne policine

Në kryeqytetin grek Athinë rreth 150 persona të maskuar kanë sulmuar një spital dhe kanë rrahur tre policë. Turma e zemëruar reagoi kështu pas plagosjes së  rëndë të një demonstruesi gjatë protestes të së mërkurës kundër paketës së kursimeve të qeverisë.

Policia kishte përdorur për shpërndarjen e demonstruesve gaz lotsjellës dhe gurë. 17 pjesëmarrës dhe dy policë sipas të dhënave zyrtare ishin plagosur, e të paktën 10 demonstrues u arrestuan. Një i ri 30-vjeçar u plagos rëndë dhe është aktualisht në gjendje kome duke nxitur zemërimin e turmave.

Gjithsej në demonstratën e zhvilluar në Athinë morrën pjesë 15 mijë njerëz. Aktualisht përfaqësues të BE-së, të Bankës Qendrore Europiane dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar po shqyrtojnë nëse Greqia  mund të paguajë borxhet e saj dhe të realizojë reformat e premtuara.

Vitin e kaluar Athina shpëtoi nga falimentimi përmes një pakete ndihme në vlerë prej 110 miliardë eurosh. Pritet që një tjetër ndihmë prej 60 miliardë eurosh të pasojë për Greqinë.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›