Protesta në Kirigizi

Mbështetësit e kandidatëve të rrëzuar presidencial, Tashiev dhe Madumarov, po protestojnë në dy qytete jugore të Kirgizisë.
Protesta më e madhe është në Jalal-Abad, ku raportohet se janë mbledhur më shumë se 1000 njerëz në sheshin qendror, jashtë ndërtesës së administratës të kësaj province.
Ndërsa në Osh, raportohet se janë mbledhur rreth 200 persona në sheshin jashtë administratës.
Mbështetës të Tashievit dhe Madumarovit, pretendojnë se zgjedhjet e 30 tetorit ishin të manipuluara dhe rezultatet ishin të falsifikuara.
Fituesi, Almazbek Atambayev, mori më shumë se 60 për qind të votave, derisa Tashiev dhe Madumarov morën nga 14 për qind secili.