City, i gatshëm ta shesë Adebayorin

Tottenham Hotspur mund ta blejë përfundimisht Emmanuel Adebayorin gjatë janarit, pasi që Manchester City po mendon ta shesë futbollistin nga Togo.
27 vjeçari është ‘dëbuar’ nga Eastlands, pasi dështoi ta bindte menaxherin Roberto Mancini. Pasi e kaloi një gjysmë sezoni si huazim tek Real Madridi, ish sulmuesi i Arsenalit mund t’i bashkohet definitivisht Spursave për 14 milionë funte, shkruan tabloidi ‘The Sun’.
Aktualisht, ‘Citizens’ e paguajnë Adebayorin 170 mijë funte në javë, por ai është i gatshëm që t’i zvogëlohet rroga, vetëm për të lëvizur përgjithmonë në White Hart Lane.