E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Protesta në të gjithë vendin deri në largimin e Berishës”

04/12/2009  Tryeza e aleatëve

Aleatët e majtë unifikojnë qëndrimin e tyre për të vijuar protestat deri në largimin e qeverisë “Berisha”. Gjatë një takimi të zhvilluar pasditen e djeshme drejtuesit e partive që tashmë janë pozicionuar kundër qeverisjes aktuale kanë kërkuar krijimin e një qeverie teknike deri në zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Pas takimit me deputetët dhe krerë të degëve të PS-së në rrethe, Rama organizoi një tryezë me kreun e PSD-së Skënder Gjinushi, me Spartak Ngjelën, kryetar i partisë “Ligj dhe Drejtësi”, Erion Veliaj, kryetari i “G-99”, Paskal Milo, kreu i PDS-së, si dhe Ndre Legis, ish-përfaqësues i LSI-së. Burime pranë këtij takime bënë me dije se krerët e majtë kanë vendosur që gjatë këtij muaji protestat të organizohen vetëm nga përfaqësuesit vendorë, ndërsa kampi opozitar të nisë në muajin janar me një aksion të tillë. Por ndërkohë gjatë këtij muaji nuk do të reshtin protestat në të gjitha qytetet e vendit me grupet e interesit, bizneset e vogla e kështu me radhë. Ndërkohë nuk është vendosur një datë fikse mbi organizimin e protestës së madhe në kryeqytet, por diskutohet mes datave 15 ose 20 dhjetor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›