E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta në veri, digjet flamuri i BE-së

• Mbi 2000 serbë kanë protestuar kundër pavarësisë së Kosovës dje, duke i vënë flakën flamujve të BE-së.Protestuesit janë mbledhur me pankarta “Kosova është Serbi”, në ditën e tetë të protestave. Protestuesit kanë djegur edhe një poster të Sekretares amerikane të Shtetit Kondoliza Rajs me presidentin pro perëndimor, Boris Tadiç. Sipas autoriteteve kosovare po dje rreth orës 15:50 rreth 100-150 persona, të dyshuar si rezervistë nga Serbia dhe të pakënaqur me statusin e Kosovës, kanë ardhur nga Medvegja deri tek Porta numër 4 në Mutivodë dhe kanë sulmuar me gurë dhe shishe me ujë policët të cilët ishin aty. Rreth dy orë më pas, njësiti i KFOR-it, i cili ishte në gatishmëri ka zëvendësuar njësitin special te SHPK-së. Masa e njerëzve, e ardhur nga ana serbe, ishte e organizuar, ata kishin kamion të mbushur me gurë, zjarrfikës dhe ndihmën e parë. Gjatë kësaj proteste janë lënduar 10 policë, 9 nga të cilët janë pjesëtarë të njësitit special, ndërsa njëri është punonjës i Policisë Kufitare. Njësiti special ishte i detyruar që në dy raste ta përdorë gazin lotsjellës në mënyrë që të zmbrapsë sulmin e protestuesve, të cilët ishin jashtëzakonisht agresivë, thuhet në një komunikatë për opinion të lëshuar në orët e vona të pasdites së sotme nga Zyra për informim pranë SHPK-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›