E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNMIK lejon Samarxhiç të vizitojë veriun e Kosovës

• Ministri serb për Kosovën, Sllobodan Samarxhiç, ka vizituar dje Kosovën, një javë pasi udhëheqësit kosovarë shpallën pavarësinë e vendit.Veç popullatës serbe ai është takuar edhe me kreun e UNMIK-ut, Joakim Ryker, i cili dha edhe lejen e hyrjes së tij në Kosovën e pavarur. Ai mbërriti në Kosovë rreth orës 9.00 përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë që ndodhet në Kosovën Lindore. Sipas zëdhënësit të Shërbimit Policor të Kosovës, Veton Elshani, njësitet speciale të policisë po kujdesen për sigurinë e ministrit serb për Kosovën, Sllobodan Saramxhiç, dhe zyrtarëve tjerë të qeverisë serbe. Ministri Samarxhiç përcolli mesazhin se Serbia e konsideron Kosovën pjesë të saj. Kjo është vizita e dytë e ministrit Samarxhiç në Kosovën e pavarur, që pas asaj të 17 shkurtit, kur Kuvendi shpalli pavarësinë e Kosovës. Shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker, kërkoi nga autoritetet serbe që të respektojnë pushtetin e UNMIK-ut në Kosovë, në bazë të rezolutës 1244 të KS. Ryker e vlerësoi takimin si të pasuksesshëm. Qëllimi i lejimit të Samarxhiç të vizitojë Kosovën, ishte të parashtrohej një kërkesë që ai të distancohet nga deklaratat e tij për Kosovën si dhe i ka sqaruar atij që Serbia nuk mund të sfidojë mandatin e UNMIK-ut në Kosovë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›