E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kosova, kurrë më e Serbisë”

• Shtëpia e Bardhë ka përforcuar deklaratat e saj pro pavarësisë së Kosovës dhe njohjes ndërkombëtare të këtij shteti të ri. “Kosova nuk do të jetë kurrë më pjesë e Serbisë.Ne do vazhdojmë të përpiqemi të punojmë me rusët dhe serbët, por mendoj se duhet të jetë e qartë për të gjithë se Kosova kurrë më nuk do të jetë pjesë e Serbisë”, ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Tom Casey. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara nuk duan ta izolojnë Serbinë, pasi dëshirojnë ta shohin këtë vend të përmbushë synimet për të qenë pjesë e Evropës. Deklaratat zyrtare të Casey erdhën menjëherë pas vizitës në Beograd të zëvendëskryeministrit të parë rus, Dimitry Medvedev, i cili shpalli përkrahjen ruse për interesat e Serbisë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›