E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vëllezërit Coen rrëmbejnë 4 “Oscar”

• Çmime, buzëqeshje, lot, përqafime, veshje luksi e tepër klas. Kështu janë klasifikuar çmimet “Oscar” për këtë vit, që shënojnë plot 80 vjet që nga themelimi i tyre në 1928-tën.Në skenën më të madhe të teatrit Kodak në Hollivud, mbrëmjen e së dielës janë ndarë çmimet e mëdha kinematografike botërore “Oscar”. Filmi “No country for old men” ka fituar çmimet më të shumta në ceremoninë e sivjetme të këtyre çmimeve në Hollivud. Vëllezërit Joel dhe Ethan Cohen, të cilët kanë realizuar këtë film, kanë rrëmbyer jo vetëm çmimin për filmin, por edhe atë të regjisë më të mirë. Si aktorja më e mirë në ceremoninë e mbrëmshme “Oscar”, u vlerësua Marion Cotillard për portretizimin e këngëtares së famshme franceze Edith Piaf, me filmin “La vie en rose”, duke u bërë kështu aktorja e parë franceze, që fiton një çmim “Oscar” në këtë kategori që nga viti 1960. Ky ishte nominimi i parë për Cotillardin, e cila ishte një kandidate e favorizuar në ndarjen e çmimeve në Hollivud. Aktorja 32-vjeçare tronditi audiencën dhe kritikët në vend dhe jashtë tij, me transformimin e saj fizik në filmin që bazohet në jetën e Edith Piaf, e cila fitoi famë ndërkombëtare, pasi u rrit nga gjyshja e saj në një bordel, por që vdiq nga abuzimi me drogë dhe alkool. Ndërkohë krah saj, aktori më i mirë, u përzgjodh Daniel Day Luis me rolin e tij në filmin “There Will be blood”. Por çmime të tjera janë pasuar në këtë mbrëmje tek aktori që u vlerësua si më i miri për interpretimin e tij në rolin joprotagonist gjatë filmit “No country for old men”, Javier Bardem. Tilda Swinton, e shoqëron me të njëjtin çmim, si aktorja më e mirë joprotagoniste në filmin “Michael Clayton”. Me çmimin më të mirë për filmin dokumentar u vlerësua filmi “Taxi to the dark side”, ndërsa si filmi më i mirë i huaj, u vlerësua ai austriak “The counterfires”. Rrugët rreth teatrit Kodak në Hollywood ishin mbushur me adhuruesit e yjeve të kinemasë që në orët e pasdites së të dielës. Ceremonia, që përkonte me përvjetorin e 80 të çmimeve “Oscar”, riktheu në punë skenaristët hollivudianë, mbas një greve 3-mujore që kishin nisur. Ndërsa gjatë minutave të kësaj mbrëmjeje të madhe, u kujtuan dhe yjet e kinemasë botërore nëpër vite, regjisorët më në zë të saj, skenaristët formuluesit e muzikës dhe të gjithë ata që ndërtuan gjatë këtyre 80 viteve, historinë e kinemasë botërore, e që vlerësohet çdo vit me statujën e artë OSCAR.Çmimet • Filmi më i mirë, “No country for old men”• Regjisori më i mirë, Ithan dhe Xhoel Kohen • Aktori më i mirë, Daniel Dej Luis• Aktorja më e mirë, Marion Korijar • Aktorja joprotagoniste, Tildi Suinton• Aktori joprotagonist, Javier Bardem • Filmi më i mirë i huaj, “The counterfires”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›