Protesta, opozita shfaqet e ndare ne sheshin "Skenderbej"
Mijëra simpatizantë të Partisë Socialiste u mblodhën dje pasdite në sheshin "Skënderbej", në protestë ndaj qeverisë "Berisha". Nën moton "Po NATO-s, Jo Berishës", ata për rreth një orë lëshuan thirrje për largimin e kreut të ekzekutivit. Kryetari i socialistëve, Edi Rama, vlerësoi se nga Samiti i Bukureshtit populli shqiptar mori një mbështetje historike nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë euroatlantikë. "Kurse politika shqiptare mori një detyrë të re, që për ne, socialistët e progresistët është një sfidë e re: Të anëtarësojmë Shqipërinë në NATO në vitin 2009!" - theksoi Rama. Sipas tij, rruga për të ardhur deri këtu flet vetë për koston që populli shqiptar i ka paguar politikës së vjetër të ndarjes e përçarjes së shqiptarëve për interesat e politikanëve dhe në dëm të interesave të vendit e të njerëzve. "Është dita të jemi krenarë për kontributin e Partisë Socialiste, që përmes një politike tërësisht të re për Shqipërinë e përçarë nga politika e vjetër, hapi, udhëhoqi e mundësoi një proces politik, ku interesat strategjikë e themelorë të vendit nuk interferohen e as cenohen nga interesat e llogaritë partiake të ditës", nënvizoi kreu i PS-së. Kjo, shtoi ai, është ora e politikës së bashkimit të njerëzve si qytetarë që s‘duan të humbin më kohë të çmuar duke qëndruar të ndarë prej mureve e gardheve të politikës së vjetër. "Kjo është një orë e re për një bashkim të ri përtej të majtës e të djathtës së vjetër, përtej kufijve që partitë kanë vënë mes politikës e njerëzve, përtej paragjykimeve të së shkuarës, që për shtatëmbëdhjetë vjet me radhë na kanë penguar ta shohim njëri-tjetrin si bashkëqytetarë", vijoi Rama. Socialistët, siguroi ai, kanë pranuar sfidën e madhe të emancipimit të politikës shqiptare me një atdhetarizëm të ri, përmes një politike të re qytetarësh e energjish pozitive, të bindur se përtej të majtës e së djathtës, matanë skenës së vogël ku luhet, në parcelat e ndara mes dhjetëra partish, shfaqja bajate e llogarive partiake dhe e mërive ndërpartiake është vetë Shqipëria. "Kjo rrugë kalon padyshim nga zgjedhjet absolutisht të lira e të ndershme dhe nga reforma e domosdoshme për t‘ua mundësuar, më në fund, votuesve shqiptarë të drejtën të zgjedhin lirisht e ndershmërisht atë që duan - e të mos u ndodhin më tërë ato pabesi, që kanë deformuar vullnetin e popullit sovran dhe i kanë neveritur njerëzit me përfundimet zhgënjyese të cirqeve elektorale", vlerësoi Rama. Ai shprehu vendosmërinë për të mos e lejuar më deformimin e vullnetit sovran të qytetarëve shqiptarë. "Do të bëjmë deri në fund detyrën tonë për ta kryer në kohë e me cilësinë e duhur reformën zgjedhore", premtoi Rama. Lideri i opozitës tha se interesi i Shqipërisë e i qytetarëve shqiptarë është reformimi rrënjësor i këtij sistemi përfaqësimi dhe i gjithë infrastrukturës zgjedhore. "Jemi të bindur që sa më të lira e të ndershme të jenë zgjedhjet, aq më spektakolare do të jetë fitorja jonë dhe më i garantuar vullneti i popullit sovran nga tradita e mbrapshtë e deformimeve të votës", tha Rama. Ai u shpreh se Kryeministri ynë, ashtu si krejt qenia e politikës së vjetër që jeton me papërgjegjshmëri, punon me paaftësi e ushqehet me korrupsion, nuk di të heqë dorë e nuk ka fuqi të tërhiqet. "Sepse, standardet politike e morale që Shqipëria kërkon sot janë të papranueshme në botën ku ai ka mbetur peng", argumentoi Rama.
Parullat
"Berisha, ik moo"
"Shpëto një jetë, jep dorëheqjen"
"Ti je turpi ynë kombëtar"
"Historia të dënon si vrasës"
"Kamikaz me imunitet"
"Diktatori i fundit në Evropë duhet të bjerë"
"Kemi turp nga ty"
"S‘ka letër higjienike që të pastron më"
I vetmi që doli përkrah socialistëve në tubim ishte kreu i socialdemokratëve
Opozita shfaqet e ndarë në shesh
Bojkoti, Meta ikën në Londër, ndërsa Milo në Prishtinë
Protesta e djeshme e opozitës ka nxjerrë në pah edhe një herë protagonizmin dhe përçarjen e saj. Mitingu është organizuar nga Partia Socialiste dhe u është bërë ftesë publike të gjithë qytetarëve të jenë të pranishëm. Sakaq, duket se nuk ka pasur një ftesë zyrtare për krerët e partive të tjera të së majtës. Në këtë formë nisma ka mbetur vetëm e socialistëve dhe aleatët ishin inekzistentë. Kryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta, nuk mori pjesë. Burimet zyrtare nga kjo parti sqaruan se ai ndodhej në një vizitë pune në kryeqytetin britanik, Londër. Arsye e mjaftueshme për të mos u paraqitur përkrah Edi Ramës në protestën e së premtes. Ndonëse data kishte kohë që ishte përcaktuar dhe reklamuar nga selia rozë. Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, gjithashtu ka gjetur një arsye për të mos qenë në tubim. Zyrtarët e partisë së tij i thanë gazetës se ai ndodhej për një vizitë pune në Prishtinë, ndaj e kishte të pamundur. Sakaq, presidenti i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, duket të jetë treguar më i sinqerti. Ndonëse ka qenë i pranishëm në kryeqytet, ka preferuar të dalë në një konferencë shtypi në orët e drekës, duke bojkotuar protestën. I vetmi, por i natyrshëm në miting, ishte kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi. Ai është ngjitur në podium bashkë me Edi Ramën dhe disa anëtarë kryesie e deputetë të Partisë Socialiste. Në hapësirën e sheshit "Skënderbej" kanë rënë në sy vetëm flamujt e Partisë Socialiste, tek-tuk kishte ndonjë të Partisë Socialdemokrate, ndërsa të partive të tjera mungonin. Ndonëse zyrtarisht ishte deklaruar se pavarësisht mungesës së kryetarëve, simpatizantët e LSI-së, PDS-së e PAD-së do të ishin në shesh. Ajo çka ndodhi dje, duket se ka ringjallur çarjen që ishte krijuar që para tragjedisë së Gërdecit. Aleatët e socialistëve duket se nuk do ta pranojnë dot Edi Ramën nëse nuk do të kënaqen interesat e tyre sa i takon reformës zgjedhore. E ndërsa këto ditë pritet të rinisë debati për thelbin e kësaj reforme, mesazhi i tre aleatëve të selisë rozë u dha qartë në këtë miting. Një tjetër detaj i rëndësishëm ishte Skënder Gjinushi, afrimiteti i të cilit me Partinë Socialiste u afirmua edhe dje. Duket qartë se PS-PSD po shkojnë drejt krijimit të federatës së përbashkët, për aq kohë sa gjejnë pak gjëra të kundërta. Ndonëse i pranishëm, Gjinushi nuk mori fjalën, duke respektuar vetëm fjalimin e përfaqësuesve të ushtarakëve dhe familjeve të prekura nga tragjedia e Gërdecit. D.Malaj
Vizita
Meta, takime në Londër
Lideri i LSI-së, Ilir Meta, mori pjesë dje në Londër në Konferencën Ndërkombëtare të Qeverisjes Progresive të organizuar nën kujdesin e qeverisë britanike. Në këtë aktivitet merrte pjesë gjithashtu edhe Kryeministri britanik, Gordon Braun. Gjatë qëndrimit në Londër, Meta u takua me sekretarin e Jashtëm britanik, David Miliband. Kreu i LSI-së vlerësoi përkrahjen e qeverisë britanike për pavarësinë e Kosovës dhe theksoi se shqiptarët do të kontribuojnë edhe më shumë për forcimin dhe përshpejtimin e proceseve integruese në rajon. Një takim të veçantë, lideri i LSI-së, Meta, zhvilloi me Komisionerin Evropian për Tregtinë, Peter Mendelson. Meta u takua gjithashtu me ministrin e Brendshëm italian, ish-kryeministrin Xhuliano Amato, me ish-kryeministrin rumun, Adrian Nastase, dhe me shumë personalitete të tjera të larta.