E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet në mesnatë selia e PS-së

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, rreth orës 3:30, është grabitur nga persona të paidentifikuar nga policia, selia e Partisë Socialiste, Bashkia Vlorë. Grabitësit kanë mundur të shqyejnë një nga zgarat e dritares së selisë, duke u futur më pas në ambientet e brendshme të saj. Kanë hyrë dhe në zyrën e kryetarit të kësaj partie për Bashkinë e Vlorës, Eltar Deda, dhe aty kanë marrë disa materiale. Nga aty kanë bërë të mundur grabitjen e një kompjuteri, si dhe disa shkresa dhe teserat e anëtarësimit në PS, por grabitësit kanë lënë pa marrë një fotokopje-faks-telefon, e cila ndodhej në zyrën e Dedës, më pas në zyrat e FRESSH-it, si dhe në atë të financës është bërë grabitja e të gjitha shkresave të PS-së që ndodheshin në tavolina, rafte apo sirtarë të zyrave. Policia e ardhur në vendngjarje ka bërë të mundur marrjen e gjurmëve të gishtërinjve për të kapur më pas hajdutët e selisë së PS-së.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›