E Shtunë, 31 Tetor 2026

Visha: Presion nga perfaqesues te SHIK-ut

Ne seancen e djeshme, avokati Saimir Visha kundershtoi vendimin e marre nga Ministri i Drejtesise Bujar Nishani, per mase disiplinore ndaj disa avokateve, qe jane bere shkak per shtyrjen e gjyqeve me mungesat e tyre. "Jemi shume te fyer nga dy njoftime te trupit gjykues te kesaj ceshtjeje penale, mbi bazen e te ciles trupi gjykues i ka kerkuar Ministrise se Drejtesise per nisjen e procedimit disiplinor ndaj Jalldyz Kastratit, Saimir Vishes dhe Vjollca Pustines. Ky eshte presion i hapur ndaj avokateve dhe ne nuk kemi shkelur ligjin. Jemi te angazhuar edhe ne ceshtje te tjera dhe gjyqe te tjera. Keshtu qe mungesat tona kane qene te arsyetuara. Eshte turp qe emrat tane te jene pjese e listes se vendimit te Ministrise se Drejtesise', tha dje avokati Visha. "Nje shqetesim tjeter eshte presioni ndaj punes tone ne caktimin e personave te SHIK-ut nga prokurori Anton Martini. Nese vazhdohet keshtu, do njoftojme Dhomen e Avokatise dhe Ministrine. Ne kerkojme qe te largohet ky person, i cili eshte ne sallen e gjyqit, (duke treguar me gisht nje person qe ishte ulur ne reshtin e pare te pjesemarresve), tha dje Saimir Visha. prokurori i ka bere me dije avokatit se ai person ishte avokat i te penduarit te bandes.
Avokatja proteston per rrogen
Avokatja Valentina Teodoresku duke shfrytezuar sallen e gjyqit, shprehu pakenaqesine ne lidhje me mosmarrjen e pages. "I bashkohem shqetesimit te kolegeve te mi, por kam nje kerkese. Kam nje vit pa paguar, te me caktohet page fikse dhe nese nuk me jepet paga, nuk do te vij me heren tjeter".

Te pandehurit

Llazar Bicja
Met Bozi
Arjan Toska
Roland Xhepaxhiu
Alban Toska
Skender Cani
Tomorr Buzani
Bujar Buzani
Entel Gashi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›