E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje shqiptar, akuzohet per perdhunim dhe grabitje

Sanremo-Dhune seksuale, rrembim dhe grabitje, jane akuzat e ngritura nga policia italiane, per nje emigrant shqiptar. Ilmi Habili, 32 vjec, me banim ne Bolonje, akuzohet per perdhunimin e 2 prostitutave rumune. Sipas policise italiane, Habili ishte paraqitur si polic dhe pasi kishte joshur dy vajzat rumune te moshes 19 dhe 20 vjec, qe punonin si prostituta ne rruge, ka mundur t'i perdhunoje. Arrestimi i 32-vjecarit, u be i mundur pas deshmise se dy vajzave, viktima te perdhunimit. Shqiptari kishte paraqitur nje distinktiv te rreme dhe pasi i kishte cuar vajzat ne nje vend te fshehte, i kishte perdhunuar. Sipas policise, pasi kishte abuzuar seksualisht me to, ai u kishte grabitur nje unaze dhe nje telefon celular.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›