Protesta për rritjen e çmimit të energjisë
Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit kundërshton kërkesën e OSSH-së dhe studimin e ERE për rritjen e çmimit të energjisë. Kreu i ZMK-së ka deklaruar dje se rritja e çmimit nga institucioni rregullator publik në favor të një subjekti të huaj privat në dëm të konsumatorëve është absurde dhe e papranueshme.
"ZMK reagon ashpër kur kërkesa arrogante e zyrtarëve të Bankës Botërore është në shkelje të plotë të mandatit të tyre në një vend sovran. ZMK do të reagojë ashpër ndaj çdo vendimi të njëanshëm të ERE që favorizon një kompani të huaj në dëm të konsumatorëve shqiptarë", sqaroi Goxhaj.
Nga ana tjetër, protesta kanë paralajmëruar edhe Sindikata e Pensionistëve, të cilët veç protestave, në rast rritjeje do të kërkojnë edhe rimbursim nga shteti për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Sipas kreut të sindikatës, Isa Gorica, janë rreth 520 mijë pensionistë. Sindikata do të kërkojë kompensimin 800 lekë për pensionistët dhe 2 mijë lekë për pensionistët e vetmuar. Sipas statistikave janë 97500 pensionistë, të cilët kërkojnë kompensim të vogël dhe 23 mijë të tjerë që kërkojnë nga qeveria rimburismin me 2 mijë lekë të reja çdo muaj.