Protesta të dhunshme në Peru, të paktën 5 të vdekur
Një protestë e ndërmarë nga shitësit në një treg në veri të Perusë, ka provokuar edhe viktima. Protesta e cili përfundoi në dhunë e në përleshje me policinë, shkaktoi të paktën 5 të vdekur dhe 50 të plagosur. Punonjësit e zemëruar në një treg lokal dolën nëpër rrugët e qytetit Piura, rreth 652 milje ose 1050 km në veri të Lima-s, për tu bërë pjesë e asaj proteste që në vijim do të përfundonte në një përleshje vdekjeprurëse.
Protestuesit hodhën gurë dhe shishe qelqi ndaj forcave të policisë, e cila u kundërpërgjigj duke përdorur gaz lotsjellës. Nga këto protesta policia arrestoi mbi 30 persona.
"Policia na sulmoi. Ata erdhën për shkak se janë paguar nga kryetari i bashkisë," tha një protestues i paidentifikuar.
Oficerët e policisë gjithashtu qëlluan me pistoleta në ajër në përpjekje për të shpërndarë turmat e njerëzve, shumë prej të cilëve po përpiqeshin për të shkuar në treg. Gazetat lokale njoftuan se vdekjet u shkaktuan nga plagët apo goditjet e forta të marra gjatë përleshjeve. Protesta zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa policia kishte rrethuar zonën ku ishin mbledhur protestuesit