E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vorlik: SHBA, e palëkundur për pavarësinë

Ambasadorja amerikane në Beograd, Meri Vorlik ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë një qëndrim të prerë kur bëhet fjalë për integritetin territorial të Kosovës.
"Kemi një qëndrim shumë të fortë kur bëhet fjalë për pavarësinë dhe integritetin e Kosovës dhe besojmë se çështja e statusit është zgjidhur", ka pohuar Vorlik.
Ajo është shprehur se Uashingtoni dëshiron që edhe Serbia të hyjë në rrugën e duhur, të vendosë marrëdhëniet me Kosovën dhe që të përqëndrohet në çështjet kyçe si doganat, cilësia e jetesës, etj.
"Ne vlerësojmë se është në interes të Serbisë, që në kuadër të synimit për t'u anëtarësuar në BE, të ecë përpara në marrëdhëniet me Kosovën", ka pohuar Vorlik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›