E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat ne Pakistan shkaktojne viktima

Në Pakistan është shënuar një e premte protestash kundër filmit anti Islam. Në Peshavar shoferi i një trupe televizive të një rrjeti lokal la mbetur i vdekur gjatë përplasjeve ndërmjet manifestuesve dhe policisë. Por dhe numri i të plagosurve është I konsiderueshëm. Në qytetin veriperëndimor dy kinemave i është vënë zjarri. Uashingtoni ka deklaruar se ka blerë hapësira televizive në kanale televizive të Pakistanit për të publikuar spotin, përfshirë dhe një deklaratë të presidentit amerikan Barak Obama, me qëllimin për të qetësuar zemërimin e myslimanëve. “Që nga themelimi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një komb që ka respektuar gjithnjë fenë, deklaron presidenti Obama. Nuk pranojmë asnjë përpjekje për të denigruar besimin fetar të çdo njeriu. Nuk ka asnjë justifikim për këtë dhunë të pakuptimtë. Asnjë.” Qeveria e Islamabadit kishte bërë thirrje që e premtja të ishte një ditë devotshmërie për Profetin. Shumë nga partitë që kanë mbështetur protestën kanë kundërshtuar aleancën e Pakistanit, fuqi bërthamore dhe me mazhorancë myslimane, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dhe është prodhuar filmi blasfemi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›