E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hollande ditelindja shnderrohet ne anarki

Një festë ditëlindjeje e lajmëruar në facebook është shndërruar në një revoltë të dhunshme në Hollande. Ngjarja ndodhi në Haren, një qytezë hollandeze, ku një 16 vjeçare postoi ftesat në rrjetin social. Ftesa është dërguar të pakten në 30 mijë persona dhe 3 mijë prej tyre kanë shkuar në festë. Dhe rezultati i kësaj, një ditëlindje e shoqëruar me incidente të dhunshme, me makina e dyqane në flakë. 600 policë në vendngjarje kanë arrestuar të paktën 20 persona.
16 vjeçarja kishte thjesht dëshiren të festonte me miqtë e saj ditelindjen, po festa eshte shnederruar ne nje makth.
Ftesa tek miqtë e saj përmes facebook, përmes virusit është shpërndarë në rreth 30 mijë persona.
E gjithe kjo ndodhi për faktin se adoleshentja kishte dashur të kopjonte filmin “Project x”. Në filmin amerikan, subjekti flet për një festë adoleshentësh që degjeneron të trasnformohet në një anarki shkatërruese.
Qyteza Haren ka vetëm 18 mijë banorë, dhe nga këta 3 mijë prej tyre kanë shkuar në ditëlindje. Kur panë turmën e madhe të njerëzve, prindërit e vajzës lajmëruan menjëherë policinë, ndërsa më pas gjithçka degjeneroi në episode të dhunshme. Policia bllokoi rrugën dhe i zhvendosi vajzën dhe familjen e saj në një vend sekret.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›