E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestë e kryesisë së ADK-së për dhunimin e bustit të Dom Shtjefën Kurtit

26-02-2012 / Gazeta 55

Kryesia e Partise Aleanca Demokristiane proteston ne lidhje me aktin e shemtuar te ndodhur ne oborrin e Kishes Katolike te Gurëzit ne Rrethin e Kurbinit, ku persona te panjohur kane dhunuar bustin e Dom Shtjefen Kurtit, meshtarit katolik te pushkatuar nga sistemi komunist ne Shqiperi. ADK e konsideron kete akt te shemtuar provokativ, me prapavije politike dhe fetare per te goditur veprën njerezore te klerikut shqiptar ne shërbim te besimit ndaj zotit si e drejte universale ne nje sistem demokratik, vepër e vleresuar nga pjesa antikomuniste e popullit shqiptar dhe nga personalitete te larta te politikes dhe gazetarise shqiptare mbas viteve 90, por edhe nga popuj e personalitete te larta te vendeve te ndryshme demokratike si SHBA, Franca, Italia, Vatikani, etj.
    ADK denoncon faktin se kjo veper e shemtuar ndodhi menjehere mbas nje prononcimi publik ne disa TV per mosgjetjen ende te eshtrave te Dom Shtjefen Kurtit dhe te ish-te pushkatuarve te tjere politik nga sistemi kriminal komunist ne Shqiperi. Kryesia e Partise Aleanca Demokristiane e konsideron nje akt burracakt te mbeturinave komunisto-enveriste ne Shqiperi.
Kryesia e ADK pajtohet plotesisht dhe e mbeshtet reagimin per kete akt te shemtuar te meshtarit te Kishes Katolike te Gurezit ne oborrin e te ciles ka ndodhur ky akt, Atë Pasquale Nalli.
ADK kerkon nderhyrjen e deputeteve demokrate te Qarkut te Lezhes Pavlina Hoti dhe Edi Paloka, te Prefektit te Lezhës Pal Dajçi, Kryetarit te Keshillit te Qarkut Lezhe Pashk Gjoni, Kryetarit te Komunes se Fushe Kuqe z.Gjovalin Miri, per te ndihmuar ne zbardhjen e autoreve te cilet e kane kryer kete veper te shemtuar kriminale.
Njekohesisht ADK do te vazhdoje te sensibilizoje jo vetem opinionin e brendshem por edhe ate nderkombetar deri ne vendosjen para ligjit e perpara drejtesise te autoreve te këtij krimi te shëmtuar.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›