E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestë kundër bordit të QKK-së

Vendimi

Organizatorët e “Tirana 48 Hour Film Project” kanë lajmëruar se sot, ora 20:00, do të organizojnë një protestë pranë Piramidës kundër vendimit të Këshillit Miratues të Projekteve Artistike të Qendrës Kombëtare Kinematografike. Ky bord nuk e mori në shqyrtim këtë projekt, duke e konsideruar tashmë si një aktivitet të përfunduar. Duke pretenduar se ky vendim është i padrejtë, organizatorët bëjnë me dije se në këtë protestë do të marrin pjesë artistë, kineastë, përfaqësuese dhe personalitete të botës së artit dhe kulturës.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›