Vlorë, interte në det, ndjekje penale 7 vetëve

Në një prej këtyre rasteve është bërë e mundur kapja në flagrancë e hedhjes së inerteve në vendin e quajtur Jonufër me qëllim ndërtim objekti, nga një kamion, i cili është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Nga strukturat Kundër Krimit Ekonomik është bërë dokumentimi i plotë ligjor i këtyre rasteve dhe materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Ndotja e ujërave” në ngarkim të shtetasve Arianit Kondi 33-vjeç, banues në Vlorë, dhe Arben Brehama vjeç 4- banues në Tiranë (rasti i kapjes në flagrancë), A. L., 42-vjeç, N. L., 57-vjeç, P. Sh., 51-vjeç, M. L., 38-vjeç, K. K., 45-vjeç, si dhe A. N., 38-vjeç, banues në Radhimë-Orikum.
Gjithashtu nga Strukturat Kundër Krimit Ekonomik ka filluar procedimi penal për “Shpërdorim detyre” në ngarkim të Inspektorëve të Inspektorateve Ndërtimore Urbanistike të Bashkive Vlorë dhe Orikum, në ngarkim të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar si dhe në ngarkim të Inspektorëve të Agjencisë Rajonale të Mjedisit Vlorë pasi inspektorët e këtyre institucioneve nuk kanë reaguar konform ligjit përballë kësaj veprimtarie të kundërligjshme, edhe pse e kanë detyrim ligjor dhe objekt të drejtpërdrejtë të veprimtarisë së tyre të përditshme. /Start/
2012-06-19 14:16