DokuFest-i në Tiranë
28/07/2010 Në edicionin e 9-të të festivalit nga 31 korrik-7 gusht, do të prezantohen 156 filma nga 34 shtete, të selektuara nga mbi 1300 filma. Seksioni i DokuFest-it për fëmijë dhe të rritur, do të prezantojë 45 filma në dy gara dhe dy programe speciale...
Këtë herë për prezantimin e edicionit të tij të 9-të kanë zgjedhur Tiranën. Sot, organizatorët e Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DokuFest, dalin në një konferencë për shtyp në ambientet e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë.
Themeluar në vitin 2002, DokuFest-i është ngjarja më e madhe filmike në Kosovë, e cila ndodhi gjatë muajit gusht, në qytetin historik dhe piktoresk të Prizrenit. Festivali shfaq filma në pesë kinema, dy të mbyllura dhe tri nën qiellin e hapur duke tërhequr kështu një numër të madh të artistëve nga rajoni dhe bota. Festivalin e vijojnë edhe një numër aktivitetesh të tilla si punëtori filmi, foto ekspozita, kampingu i festivalit dhe koncerte të shumta. Festivali është i njohur edhe për netët plot gjallëri që pasojnë shfaqjen e filmave, duke i dhënë kështu qytetit një sharm të veçantë.
Javën që shkoi, DokuFest-i shpalli programin filmik për edicionin e 9-të të festivalit, i cili do të mbahet ndërmjet datave 31 korrik-7 gusht, 2010. Festivali do të prezantojë 156 filma nga 34 shtete, të selektuara nga mbi 1300 filma sa kanë arritur sivjet në adresën e Dokufest-it. Përveç kësaj, seksioni i DokuFest-it për fëmijë dhe të rritur, do të prezantojë 45 filma në dy gara dhe dy programe speciale.
Risi e edicionit të sivjetmë do të jetë retrospektiva e filmbërësit të njohur të Jugosllavisë, Zelimir Zilnik dhe ajo e filmbërësit nga Filipinet, Khvan de la Cruz.
Risi do të sjellin edhe standet si: Spotlight Afghanistan, Cities on Speed dhe Europe Next Door.
Standi “Made in”, sivjet u dedikohet prodhimeve të fundit filmike të dokumentarëve dhe të filmave të shkurtër në Finlandë.
“Oberhausen on tour” dhe “DocumentarIst@DokuFest” janë dy stande të përpiluara enkas për ta prenzanutar Fesitvalin e Filmit të Shkurtër të Oberhausen-it nga Gjermania dhe Festivalin e Filmit nga Stambolli i Turqisë, “DocumentarIst”.
Filmat do të garojnë në pesë kategori nominuese: gara për filmin dokumentar, filmin kombëtar, filmin ballkanik, filmin e shkurtër dhe gara “DokuGreen” që trajton temën e ambientit.
Përveç pesë kategorive garuese DokuFest-i do të ndajë edhe këto tri shpërblime:
Çmimi i publikut, i cili do të ndahet në bazë të votave të vizitorëve të festivalit, të cilët do ti vlerësojnë filmat pas shfaqjes së tyre. Filmat e gjatë dhe të shkurtër që janë në garë si dhe filmat nga seksioni “View From The World” kanë të drejtë për të garuar për Çmimin e publikut.
Çmimi për të drejtat e njeriut do ti ndahet filmit dokumentar, i cili iu referohet çështjeve të të drejtave të njeriut dhe të drejtësisë në shoqëri.
Çmimi për të porsaardhurin më të mirë (Best Newcomer Award) do të ndahet për filmin e parë ose të dytë të një filmbërësi nga gara për dokumentarin ballkanik. Ky çmim prezantohet nga Qendra për Dokumentar Ballkanik në Sofje.
“Mbledhësit e puplave” hap Festivalin
Homazh për Bekim Fehmiun
Festivali do të hapet të shtunën, më 31 korrik në orën 20:30 në Kinemanë e hapur Lumbardhi me video-performancën “Unë jam send kombëtar” të artistit nga Belgjika Maksut Vezgishi. Në vijim do të shfaqet filmi “Into Eternity” i regjisorit Michael Madsen. Në kinemanë në Lum shfaqet kult filmi “Mbledhësit e Puplave” (SKUPLJAČI PERJA) në regji të Aleksandar Petrović në të cilin Bekim Fehmiu luan rolin kryesor, atë të Beli Borës. Filmi do të shfaqet më 31 korrik në orën 22:15 si pjesë e hapjes solemne të festivalit, në kinemanë në Lum, duke shënuar simbolikisht lidhjen që aktori i ndjerë kishte me qytetin e tij të fëmijërisë, Prizrenin dhe Lumbardhin.
Po në natën e hapjes, në kinemanë në Kala do të shfaqet filmi “Welcome Europa” i Bruno Ulmer. Festivali do të mbyllet më 7 gusht me shfaqjen e fituesit të çmimit Oskar, “The Cove” të Louie Psihoyos.
DokuFesti në edicionin e tij të 9-të, lançon edhe kinemanë më eksperimentale dhe më të jashtëzakonshme që ka ekzistuar ndonjëherë në Prizren madje edhe në Kosovë: kinemanë në Kala. Përkrah kinemasë mbi lumë (Kino në Lum), e cila vitin e kaluar kishte tërhequr shumë shikues dhe vëmendje ndërkombëtare, Kino në Kala do të ofrojë një vizion për të gjithë ata që nuk përtojë që të ngjiten në majë të kodrës për tu shpërblyer me pamjen më të bukur të qytetit dhe një film.
Këtë vit, shikuesi i DokuFest-it do ti ketë tri opsione të kinemave të hapura: Kino-Lumbardhin (Kino-Bahçen), Kinemanë në Lum dhe Kinemanë në Kala.
Festivalin do ta përcjellin punëtoritë dhe panelet e diskutimeve. Ndër ta është edhe punëtoria me regjisorin hungarez Marcell Ivany njëherësh autori i kryeveprës së shkurtër “Wind”, i cili për dy ditë me radhë do të mbajë punëtori për filmbërësit e rinj nga regjioni. Punëtoria dy ditore ku pjesëmarrësve do tu prezantohet mënyra se si bëhet editimi i kuadrit dhe se si aktori mund ta mbajë tensionin në kuadrot e gjata do të mbahet gjatë DokuFest-it, me datat 2-3 gusht 2010.
DokuFest-i këtë vit pret një fluks të gjerë të mysafirëve, rreth 100 të tillë: filmbërës, regjisorë, producentë, gazetarë nga mbarë bota.
Juritë
Juria e garës për dokumentarit të gjatë përbëhet nga: Doug Block/SHBA, Sonja Henrici/Skoci, AJ Schnack/SHBA, Adriatik Kelmendi/Kosovë and Pamela Cohn/SHBA
Juria për garën e dokumentarit ballkanik: Emel Celebi/Turqi Michael Palmieri/SHBA dhe Sissi Korhonen/Finlandë.
Juria për garën e filmit të shkurtër : Khavn de la Cruz/Philippine, Andamion Murataj/SHBA dhe Elisabeth Sjaastad/Norvegji.
Juria për garën “Green Docs”: Jauime Gill I Llopart/Spanjë, Ruben Khachatryan/Armeni dhe Nael Marandin/Francë.
Juria për garën nacionale: Gentian Koçi/Shqipëri, Hans Christian Leitich/Austri dhe Yll Qitaku/Kosovë.
Filmat që do të shfaqen në kuadër të garës kombëtare janë:
Kërpudhat nga betoni/ Itali, Kosovë, Shqipëri/ Elian Stefa, Gyler Mydyti;
Darka/Kosovë /Blerta Zeqiri;
Ari Përgjithmonë/Kosovë/Arben Llapashtica
Fëmijëria e zënë peng/Shqipëri /Donika Mustafaj
Vajtimi i Maleve/ Kosovë /Majlinda Bregasi
Iliriana / Holandë, Kosovë/Ernest Meholli
Kulla /Kosovë /Arzana Kraja
Porositë e fundit/ Kosovë/Avni Ahmetaj
Molla e kuqe / Kosovë / Mentor Berisha
Qiraku /Norvegji, Kosovë/Jeton Troni
Nocioni i kauzës së brendshme/Islandë/Kosovë/Óskar Arnarson
Vllau jem/ Kosovë /Burim Baftiu