E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlashaj: Gjyqësori të jetë i pavarur, por jo i paverifikueshëm

Drejtësia i druhet sulmit politik dhe kërkon shtyrjen e kufizimit të imunitetit të gjyqtarëve pas zgjedhjeve të 2013. Gjatë tryezës së radhës mbi drejtësinë organizuar nga Lëvizja Shqipëria e Re në bashkëpunim me Alternativa Civile, kryetari i shoqatës së avokatëve penalistë, Saimir Visha e konsideroi një gabim të rëndë përfshirjen e pushtetit gjyqësor në nismën ligjore për heqjen e imunitetit.

Me të njëjtin qendrim ishte edhe kryetari i gjykatës së shkallës së parë Durrës, Ervin Metalla, i cili tha se imuniteti për gjyqtarët nuk është përivilegj, por garanci për mbrojten e pavarësisë së këtij sistemi.

Ndërsa Kreu i Lëvizjes Shqipëria e Re, Edmond Vlashaj, vecoi nevojën e " një sistem drejtësie të verifikueshëm dhe transparent për publikun".
 

"Aktualisht është një sistem që më shumë se drejtësi, prodhon padrejtësi. Një prej problemeve themelore që ne kemi identifikuar, është imuniteti. Ne na duhet sistemi i drejtësisë i verifikueshëm nga publiku. Publiku kërkon heqjen e imunitetit një orë e më parë. Kemi prononcime pozitive nga politika. Do të ishte mirë që brenda kësaj vere të realizojmë ndryshimet në Kushtetutë” tha ai.
 

Tryeza u mbajt në kuadër të nismës së Ambasadës amerikane "Vepro tani”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›