Putin: Përmbajtje për Korenë e Veriut
Moskë -Kryeministri rus Vladimir Putin bëri thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje lidhur me çështjen e Koresë së Veriut. Në një intervistë të publikuar sot Putin, paralajmëroi për rrezikun e një gare armatimi që po përfshin Azinë pas lëshimit nga Pheniani të një rakete me rreze të largët veprimi. Në një intervistë për median japoneze në prag të një vizite në Tokio, Putini bëri thirrje për rifillimin e bisedimeve gjashtëpalëshe të çarmatimit, ku bëjnë pjesë Kina, dy Koretë, Japonia, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
"Do të ishte tërësisht e gabuar nëse do të rrisnim edhe më shumë temperaturën emocionale dhe përdornim këtë për të destabilizuar rajonin, apo filluar një lloj gare armatimi. Mendoj se ky do ishte një gabim i madh", theksoi Putin, sipas një interviste të zbardhur nga qeveria ruse.
"Ne duhet të marrim parasysh arritjet pozitive gjatë procesit të negociatava gjashtëpalëshe", deklaroi ai në një intervistë për të përditshmen japoenze Nikkei, agjencinë e lajmeve Kyodo dhe televizionin publik NHK. Këshilli i Sigurimit të OKB-së dënoi ashpër muajin e kaluar lëshimin e një rakete nga Koreja e Veriut, që sipas SHBA-së dhe Japonisë ishte prova e një rakete me rreze të largët veprimi.
Këshilli i Sigurimit kërkoi gjithashtu vendosjen e sanksioneve më të ashpra ndaj regjimit të Phenianit, që nga ana e tij u kundërpërgjigj duke shpallur bojkotimin e bisedimeve gjashtëpalëshe dhe duke paralajmëruar riaktivizimin e një uzine bërthamore për prodhimin e plutonit. Koreja e Veriut paralajmëroi gjithashtu se do të zhvillonte prova të tjera bërthamore në të ardhmen, nëse Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk kërkonte ndjesë për sanksionet kundër vendit komunist.