Piratët somalezë mbarrin 2 milionë $ nga britanikët
Piratët somalezë deklaruan sot se kishin marrë një shpërblim prej 2 milion dollarësh në këmbim të lirimit të një anijeje britanike dhe 16 anëtarëve të ekuipazhit të saj bullgar. Sulmet e piratëve, të nxitura nga kërkesa për shpërblime të mëdha parash, kanë vazhduar pothuajse çdo ditë edhe pas shtimit të anijeve luftarake të huaja që patrullojnë në Oqeanin Indian dhe në Gjirin e Adenit.
"Ne kemi marrë 2 milion dollarë për lirimin e anijes britanike", tha për Reuters një pirat nga fshati bregdetar somalez Eyl. Anija transportuese 32 mijë tonëshe, "Malaspina Castle", u lirua dje pasi ishte rrëmbyer prej më se një muaji. Sipas ministrisë së Jashtme bullgare, kontraktuesi italian kishte paguar shumën e parave.