Kanosin për inat policin se i shoqëroi
05/06/2009 Përfundojnë hetimet për dy autorët, kanosën oficerin e krimeve të komisariatit nr 2
Në muajin shtator të vitit 2007 qëlluan me pistoletë në drejtim të banesës së oficerit
TIRANE- Specialistët e organit të akuzës kryeqytetase kanë përfunduar procesin hetimor ndaj dy shtetasve të pandehur Edison Canaj 23 vjeç dhe Martin Kukës 23 vjeç. Mësohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur disa herë oficerin e krimeve të komisariatit nr. 2 Hajri Kushe. Burimet pranë Prokurorisë së Tiranës thanë se shkak i këtij konflikti ka qenë hakmarrja, pasi dy të rinjtë pretendonin se shoqërimi i pak kohëve më parë në polici i tyre, ka qenë i padrejtë nga ana e punonjësit të policisë Hajri Kushe. Pas dhënies së deklarimeve në komisariat të rinjtë janë lënë përsëri të lirë nga efektivat e policisë. Mirëpo siç duket me veprimin e Hajri Kushes, nuk janë pajtuar të pandehurit Martin Kuka nga Yzberishti dhe Edison Canaj, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë filluar të kanosin punonjësin e policisë. Në muajin shtator të vitit 2007 ata kanë qëlluar me pistoletë në drejtim të banesës së oficerit të policisë që për fat të mirë nuk pati asnjë të lënduar, përveç disa dëmeve materiale. Ndërkohë që menjëherë pas këtij incidenti forcat e policisë kanë mundur që në një kohë të shkurtër të arrestojnë të pandehurin Edison Canaj. Fill pas tij në datën 26 shtator forcat e komisariatit nr. 4, kryer edhe ndalimin e të pandehurit tjetër Martin Kuka. Operacioni për arrestimin e Kukës është zhvilluar në afërsi të Kodrës së Priftit. Sipas kërkesës për gjykim, i akuzuari Kuka është kapur në banesën e gjyshes së tij. Sapo ai është afruar dhe ka hyrë në banesë agjentët civilë që ndodheshin në zonë, kanë bllokuar të kërkuarin në banesën e gjyshes. Me pistoletë në kokë, agjentët e krimeve i kanë bërë të ditur të mos bëjë asnjë lëvizje. Sapo është prangosur Kuka është futur në furgon dhe është izoluar në ambientet e komisariatit nr .4. Dy ditë më parë, i njëjti komisariat bashkë me atë të Kombinatit ndaluan dhe arrestuan Edisnon Canajn, të dyshuar si bashkëpunëtor i Kukës, në krimin ndaj oficerit të policisë në shenjë hakmarrje për arrestimin. Aktualisht dy të pandehurit e kësaj çështjeje akuzohen për veprën penale të “Kanosjes në bashkëpunim”, “Shkatërrim i pronës me mjete të tjera në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armës luftarake”.