E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vret me grushte e shqelma bashkëshorten

05/06/2009  Ngjarja në mesnatë, ishte i dehur

VLORE- Ka qenë ora rreth 5.00 e mëngjesit të së enjtes kur 36-vjeçari Maksim Hodaj është kthyer në shtëpi në gjendje të dehur dhe dyshohet se ka nisur të debatojë me bashkëshorten e tij Luljeta Hodaj 33 vjeçe. Debati ka degjeneruar në grushte dhe shkelma nga ana e 36-vjeçarit pa ndalim, ndërkohë që në pak minuta bashkëshortja ka rënë në shesh. Tre fëmijët e çiftit mësohet se kanë qenë në të njëjtën banesë, por në dhomën tjetër dhe duke qenë të mitur nuk kanë mundur të ndërhyjnë. Maksimi pasi ka parë gruan të shtrirë dhe nuk reagonte ka lajmëruar mjekun e fshatit, të cilit i ka thënë se e shoqja kishte pësuar një aksident. Pasi ka parë mungesën e reagimit të 33-vjeçares, mjeku i ka matur pulsin të resë ku ka konstatuar se kishte humbur jetën. Maksimi sapo ka parë që bashkëshortja kishte vdekur është larguar menjëherë nga banesa e tij në fshatin armen me qëllim për t’iu fshehur forcave të rendit. Sipas burimeve të policisë, dyshohet se autori është fshehur në një prej fshatrave përreth te të afërm të tij, vend ku janë përqendruar kërkimet. Në të gjitha akset kryesore janë vendosur postblloqe policie jo vetëm në qytetin e Vlorës, por edhe jashtë saj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›