E Shtunë, 31 Tetor 2026

I paralizuari në Gërdec, padi MEICO-s në gjykatë

05/06/2009  Kërkon 10 milionë lekë

TIRANË- Një tjetër padi civile i shtohet dosjes së Gërdecit, ku kryefamiljari Nikolli, i mbetur i paralizuar nga shpërthimi, i kërkon 10 milionë lekë të vjetra kompanisë ushtarake MEICO. Kompanisë MEICO, bashkëshortët Dile Nikolli dhe Viktor Ndue Nikolli i kërkojnë një shumë prej 10 milionë lekësh. Padia civile është depozituar në padi shkaktim dëmi dhe është hedhur dje në shortin elektronik dhe i ka rënë për gjykim gjyqtarit Altin Shkurti. Në këtë padi familja Nikolli kërkon dëmshpërblim dhe kompozim të dëmeve jopasurore të shkaktuar familjes së tyre si pasojë e dëmtimit të shëndetit të Viktor Nikollit. Në këtë padi bëhej me dije se si pasojë e shpërthimit të fabrikës së Gërdecit të ndodhur më datën 15 mars të vitit të kaluar, bashkëshorti i saj ka pësuar dëmtime në trup, ku si pasojë ka mbetur i paralizuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›