E Shtunë, 31 Tetor 2026

Proteta e minatorëve, sot takimi në Tiranë

TIRANE- Në ditën e 13-të të protestave të minatorëve të Bulqizës, një përfaqësi e sindikatës dhe e konfederatës janë nisur drejt Tiranës për të zhvilluar një takim me përfaqësuesit e ACR. Takimi pritet të zhvillohet sot në mesditë.

Minatorët kërkojnë rritje page, kryerjen e investimeve, kushte më të mira pune si dhe largimin e subjekteve te palicensuara, miratimin e statusit te minatorit dhe uljen e moshës së daljes në pension.

Deri tani nuk është arritur asnjë marreveshje mes minatoreve dhe drejtuesve të kompanisë ACR. Minatorët e Bulqizës kanë vendosur që të hënën të zhvillojnë në Tiranë një protestë para ambienteve të zyrës së Kryeministrisë dhe Ministrisë së Ekonomisë për të kërkuar realizimin e kërkesave të tyre.

(s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›