Korçë, vdekja e 18 vjeçares, gjykata pushon akuzën ndaj mjekut
TIRANE- Mjeku Xhevahir Hoxhallari “çlirohet” nga akuzat. Gjykata e Tiranës, vendosi pak ditë më parë të pushojë çështjen penale ndaj mjekut 50-vjeçar, i cili akuzohej si përgjegjës për vdekjen e Matilda Petritit, pas një operacioni për heqjen e bajameve, 3 vite më parë.
Në vendimin e firmosur nga treshja gjykuese e kryesuar nga Gerd Hoxha, thuhet se Xhevahir Hoxhallari, nuk ka përgjegjësi për vdekjen e vajzës, pasi rasti i saj është fatkeq dhe nuk ndërroi jetë për shkak të neglizhencës së mjekut. “Të gjithë dëshmitarët e cilësuan vdekjen e së ndjerës, Matilda Petriti si vdekje atipike (të pashpjegueshme) dhe jo si pasojë e gabimeve të kryera nga mjekët, e konkretisht nga i pandehuri, Xhevahir Hoxhallari”, - thuhet në vendim. Gjykata ka vendosur gjithashtu edhe t’i japë të drejtën Hoxhallarit, për të ushtruar të drejtën e profesionit.
Më 6 prill 2008, Matilda Petriti iu nënshtrua operacionit për heqjen e bajameve, në klinikën private të mjekut, Xhevahir Hoxhallari. Operacioni përfundoi mirë, por në ditët në vazhdim gjendja e 17-vjeçares u përkeqësua, derisa më 28 prill ndërroi jetë në klinikën e URL-së në QSUT, Tiranë.
Familjarët e adoleshentes akuzuan mjekun Hoxhallari, i cili pas disa muajsh hetime u vu nën akuzën e mjekimit të pakujdesshëm dhe iu hoq e drejta për të kryer operacione. Por me vendimin e fundit Gjykata e Tiranës e pushoi çështjen ndaj mjekut duke e cilësuar vdekjen e Petritit si rast fatkeq dhe duke ia kthyer të drejtën për të kryer sërish operacione.
(s.g/GSH/BalkanWeb)