Berisha: Jo ndryshimeve kushtetuese
TIRANE- Kryeministri Berisha i thotë jo ndryshimeve kushtetuese të kërkuara nga kundërshtari i tij politik, liderit socialist, Edi Rama.
“Atyre që bërtasin të ndryshojmë kushtetutën, sa herë i lëviz karrigia, atyre do tu them këtu sot në emër tuaj, se ky vend ka nevojë të zbatojë Kushtetutën, të zbatojë ligjet dhe se ju që doni të ndryshoni drejtimin e erës duhet të ndryshoni velat se drejtimi i erës nuk ndryshon”- theksoi kryeministri dje pasdite nga komuna e Baldushkut ku përuroi ristrukturimin e një rruge
“Ky proces, liritë tuaja, zhvillimi i vendit ka një kusht mbi të gjitha kushtet dhe ky kusht është zbatimi i ligjit. Ky kusht është të gjithë të barabartë para ligjit”, u shpreh Berisha.
(s.g/BalkanWeb)