E Diel, 1 Nëntor 2026

Pse trembet perandoria komuniste kineze nga nje individ i vetem

Me heret kete muaj cmimi Nobel per Paqe iu dha disidentit kinez dhe ish-profesorit

te letersise zotit Liu Xiaobo per ate qe Komisioni Nobel i Norvegjise e cilesoi si

lufte e gjate pa dhune per te drejtat themelore te njeriut ne Kine. Kryetari i

Komisionit Nobel zoti Thorbjoern Jagland e cilesoi zotin Liu si simbolin me te

njohur te aktivisteve kineze te te drejtave te njeriut dhe shtoi se ishte e

natyrshme qe cmimi ti jepej atij si simbol i deshires se te gjithe shoqerise kineze

per me shume demokraci.

Dalai Lama udheheqesi shpirteror i Tibetit e mirepriti dhenien e cmimit Nobel per

Paqe zotit Liu duke thene se ky cmim eshte nje njohje nga ana e komunitetit

Nderkombetar te shume zerave ne rritje e siper ne radhet e popullit kinez per

reforma politike ligjore dhe kushtetuese.

Te pakten kur e shikon fotografine e tij zoti Liu nuk duket aq i rrezikshem por ne

Kine ai eshte nje element kriminel i rrezikshem qe kercenon ekzistencen e regjimit

komunist ne ate vend. Ai eshte akuzuar per subversion ndaj shtetit. Ne te vertete

zoti Liu nuk po kerkon nje revolucion me dhune por eshte fajtor vetem e vetem se

kerkon nga regjimi komunist qe lirite dhe te drejtat e njohura nga kushtetuta e

vendit te zbatohen.

Per pothuaj dy dekada zoti Liu njihej si perkrahes i te drejtave te njeriut ne

Kine. Ai pati marre pjese ne protestat e sheshit lsquoTiananmen te vitit 1989 ne Pekin ku

edhe luajti rolin e ndermjetesuesit me ushtrine kineze per te liruar

protestuesit qe te largoheshin se andejmi pa u demtuar. Ishte shtypja brutale e

ketyre protestave qe sipas tij shenoi nje pike kthese dramatike ne jeten e tij

50-vjecare. Pas daljes nga burgu me 1991 ai vazhdoi te shkruante artikuj ne te

cilet bente thirrje per reforma paqesore politike ne vend. Si perfundim ai u vendos

ne arrest shtepie dhe me vone u dergua ne nje kamp riedukimi nga ku u lirua me

1999. Mirepo ne frymen e disidentit te vertete ai nuk pushon se punuari per

idealet e veta dhe ne dhjetor te vitit 2009 me nje koleg te vetin perpilojne

dokumentin e quajtur Karta 2008 sipas modelit te Kartes 77 te disidenteve

antikomuniste te Cekosllovakise ne te cilin disidenti Liu nder te tjera ben

thirrje per zgjedhje shumepartiake dhe per reforma demokratike ne Kine. Ai u

arrestua perseri ne vitin 2009 dhe u denua me 11 vjet burg per nxitje te

subversionit kunder shtetit per rolin e tij ne perpilimin e Kartes 2008 dhe per

artikujt ne te cilet bente thirrje per reforma politike.

Sipas eksperteve ekzistojne krahasime te ngjashme midis menyres se si Kina po

merret me disidentet e saj me menyrat qe ish-Bashkimi Sovjetik dhe shtetet e

tjera ish-komuniste te Evropes Lindore trajtonin disidentet e vet ne ate kohe.

Sipas zotit David Kramer i organizates Freedom House keto sisteme komuniste jane

regjime me monopol te plote te pushtetit dhe cdo aktivitet disidentesh dhe cdo

thirrje per liberalizim i shikojne si kercenime ndaj regjimit te kontrolluar nga

nga partia komuniste. Zoti Kramer i tha gazetes amerikane USA Today se Kina nuk

heziton aspak te fuse njerez ne burg me gjithe kundershtimet dhe kritikat

nderkombetare dhe sic duket thote ai Kina shtyhet te beje nje gje te tille nga

nje ndjenje pasigurie si edhe nga frika se perpjekjet e zotit Liu mund te sigurojne

perkrahje me te gjere ne popull. Disidenti Liu mund te jete disidenti me i njohur

kinez por ai nuk eshte i vetmi. Ne raportin e vitit te kaluar te Departamentit

Amerikan te Shtetit per te Drejtat e Njeriut thuhet se dhjetera mijera te burgosur

Politike mbeten ne burgje e kampe pune te Kines. Qendrimi i Kines eshte se zbatimi

i te drejtave te njeriut matet nga perparimi ekonomik e jo nga zbatimi i lirive

politike. Presidenti Obama duke reaguar ndaj njoftimit te Cmimit Nobel per Paqe per

zotin Liu tha se Kina ka shenuar progres dramatik ne reformat ekonomike...por

rasti Liu na kujton se reformat politike ne Kine nuk jane zhvilluar me te njejtin

ritem dhe se te drejtat baze te njeriut per cdo burre grua e femije duhet patjeter

te respektohen. Zoti Obama i beri gjithashtu thirrje qeverise kineze qe te liroje

zotin Liu sa me pare.

Mirepo regjimi kinez nuk ka gjasa ta liroje zotin Liu as mijera disidente te tjere

te arrestuar per qendrimin e tyre antikomunist sepse regjimi kinez ka parasysh

nje histori jo shume te larget kur Cmimi Nobel per Paqe iu dha dy disidenteve

antikomuniste ne Evrope polakut Lech Valesa dhe rusit Andrei Saharov te cilet me

veprimtarite e tyre disidente te asaj kohe konsiderohen se kane dhene nje kontribut

te rendesishem te mos themi te pazevendesueshem ne rrezimin e komunizmit ne

Evropen Lindore dhe ne ish-Bashkimin Sovjetik. Autoritetet komuniste te Pekinit e

Burgosen zotin Liu mbi te gjitha per autoresine dhe nenshkrimin e tij te dokumentit

Karta 2008 dokument ky qe u frymezua nga Karta 77 e aktivisteve dhe intelektualeve

Nen regjimin komunist cekosllovak te dikurshem. Ky dokument sic dihet ndihmoi ne

rrezimin e komunizmit ne Cekosllovaki dhe pati ndikime dhe efekte pozitive edhe me

gjere ne perandorine sovjetike.

Zoti Vaclav Havel themeluesi i Kartes 77 dhe me vone president i Republikes Ceke

demokratike eshte perkrahes i zjarrte i disidentit Liu. Zoti Havel e perkrah zotin

Liu sepse e di nga pervoja e tij personale se nje Kine demokratike do te ishte

shume me e preferueshme se Kina e sotme komuniste si per popullin e saj ashtu edhe

per boten mbare. Zoti Havel e di gjithashtu nga pervoja personale rolin qe mund te

luaje nje individ si disidenti Liu ne fillimin dhe mbarimin e ndryshimeve epokale te

regjimeve sidomos te regjimeve diktatoriale si ai i Pekinit. Kjo ne te vertete

eshte arsyeja se pse perandoria e kuqe kineze trembet nga idete e zotit Liu nga

vlerat e tij per demokraci per te drejtat e njeriut si edhe per dinjitetin e

individit vlera keto qe jane universale. Prandaj jo vetem Shtetet e Bashkuara

por e gjithe bota e qyteteruar duhet te shqetesohet nga mosperfillja e ketyre

vlerave universale nga nje shtet me nje popullsi prej me shume se nje miliard

banore me ekonomine e dyte me te madhe ne bote pas Shteteve te Bashkuara dhe me nje

fuqi ushtarake e diplomatike ne rritje e siper.

Ajo qe ndodh ne Kine duhet te shqetesoje edhe shqiptaret pasi Kina komuniste se

bashku me Rusine jane kundershtaret me te vendosur nderkombetare ndaj pavaresise se

Kosoves dhe interesave te kombit shqiptar.

Guximi i zotit Liu dhe kolegeve te tij per tu perballur me nje sistem si ai

komunist kinez provon se perderisa ekzistojne patriote si ai qe luftojne per

kauzen e lirise njerezore dhe perderisa ata te kene perkrahjen e njerezve te lire

dhe shteteve demokratike anembane botes liria dhe demokracia do te vendosen

edhe ne Kine. Le te shpresojme qe per hir te popullit kinez dhe te paqes ne boten

mbare dhenia e Cmimit Nobel per Paqe disidentit kinez Liu do te coje ne nje demokratizim me te shpejte te Kines.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›