E Diel, 1 Nëntor 2026

Provat që hodhi poshtë Gjykata e Lartë

Vendimi

- Ishte vërtetuar ardhja e Astrit Bushit në Shqipëri, në Laç më 7 mars, ku dhe ka fjetur në shtëpinë e një kushëriri të tij. Fakt ky i provuar me dëshmitë e çiftit, ku kishte kaluar natën Bushi bashkë me një çantë të rëndë.
- Telefonata e tij, drejtuar kushëririt dhe kushërirës, për mospërzierjen e tyre në punët e tij me drejtësinë, duke i kujtuar se “nuk ju duhet juve, kam ardhur apo jo në Laç një ditë para vrasjes”.
- Vizita e tij në varreza ditën e vrasjes dhe të shtënat e kryera nga ai.
- Tabulatet telefonike të komunikimit të tij me një shok, pas vrasjes së policit të FNSH-së.
- Përshkrimi i dëshmitarëve okularë mbi të dhënat e karakteristikave të autorit të vrasjes së Altin Bajlozit që përshtateshin me të arrestuarin Bushi, i cili ka kryer vrasjen pa maskë mbrëmjen e 8 marsit 2001.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›