E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, 2 raste me A/H1N1. Pacientët u shëruan

Dy pacientë me gripin e derrit janë kuruar në spitalin e Gjirokastrës pasi rezultuan të ishin të infektuar nga ky virus. Pacientët, njëra femër 19 vjeç dhe një mashkull 30 vjeç tashmë gëzojnë shëndet të mirë, mjekët thonë se janë shëruar plotësisht. 

GJIROKASTËR- Drejtoria e spitalit rajonal të Gjirokastrës, ka bërë publike dy raste me virusin e gripit të derrit të cilët janë kuruar pranë këtij spitali. Në një interviustë për “News24” drejtori i spitalit rajonal në Gjirokastër Nikolla Zhulla, u shpreh se dy ditë më parë është njoftuar nga Instituti i Shëndetit Publik për dy pacientë të infektuar me virusin e gripit të derrit. Një 19 vjeçare nga Gjirokastra dhe një 30 vjeçar nga Tepelena, por që të dy emigrant në shtetin grek. Mjeku sqaron se Institui i Shëndetit Publik ka bërë dhe konfirmimin se këta dy persona mbartin virusin.

Zhubla pohon se nuk ka asnjë rast tjetër të paraqitur në këtë spital nisur edhe fakti se ky sezon ka qenë i mbipopulluar me emigrant. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›