Laç, virozat rrisin fluksin e fëmijëve në spital
Fluks pacientësh në spitalin e Laçit. Shkak i shtimit të numrit të të shtruarve veçanërisht fëmijëve, janë bërë virozat e stinës. Sipas të dhënave nga drejtoria e ISHP në Kurbin, numri i rasteve në ditë shkon nga 70 në 120.
LAÇ- Në spitalin e Laçit ditët e fundit ka patur dhjetra rastesh fëmijësh të shtruar me virozat e stinës. Fluksi i madh i pacientëve sipas drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik në Kurbin arrin nga 70 deri në 120 raste në ditë. Një ndikim jo pak të vogël në shtimin e numrit të pacientëve ka patur edhe ardhja e emigrantëve.
Në këtë spital ku nimri i fëmijëve gjatë ditës shkon me dhjetra raste haset vështirësi për përballimin e fluksit për shkak edhe të mungesës së shtretërve në ambientet e këtij spitali. (a.r/news24/balkanweb)