E Shtunë, 31 Tetor 2026

Provimi i shtetit, Pollo: Garanci për profesionin

Provimi i shtetit së shpejti do të jetë një lloj filtri për të gjithë ata të diplomuar të cilët dëshirojnë të ushtrojnë disa profesione sensitive si në mjekësi, inxhinieri. Për zv/kryeminitrin Pollo, miratimi i tij do të bëj arritjen e cilësisë profesionale. 

TIRANE- Një vendim që pritet të kaloj së shpejti me mbledhjen e parlamentit të ri, do të bëjë të mundur që të gjithë të diplomuarit të cilët kërkojnë të ushtrojuni disa profesione sensiti ve si në mjekësi, inxhinieri e të tjerë së pari do tu duhet të kalojnë atë që quhet provimi i shtetit, i cili do të shërbejë si një lloj filtri.

Zëvendëskryeministri Genc Pollo, i cili ka qenë edhe propozues për krijimin e një ligji të tillë, shpjegon se ky ligj mund të cilësohet ndryshe si një certifikatë garancie për profesionistët, të cilët pasi të kenë kaluar provimin e shtetit nuk ka pse tju vihet cilësia e diplomës në dyshim.

“Këto janë hapat e rëndësishme për të qenë titullar i profesionit diploma universitare përkatëse, praktika profesionale dhe provimi i shtetit. Ky i fundit është një targë sigurie për publikun përdorues, është një certifikatë për vetë profesionistët të cilët nuk ka pse në mënyrë të padrejtë të shikohen me dyshim dhe të vihet në dyshim cilësia e diplomës së tyre. provimi i shtetit ka të bëjë me sigurinë që jep shteti për ushtrimin e profesionit që lidhen me shëndetin dhe sigurinë publike”- theksoi zëvendëskryemnistri Pollo.

Provimi i shtetit do të organizohet nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me ministrinë e linjës, për shembull me Ministrinë e Shëndetësisë për mjekët dhe farmacistët. Kështu cilado qoftë cilësia e diplomës nëse është marrë në Tiranë apo jashtë saj, në një universitet publik apo edhe në ndonjë privat tashmë “filtri”, pra provimi i shtetit do të jetë i njëjtë për të gjithë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›