Provimet e Shtetit kompani angleze per testin e mjekeve

Tezat e provimeve te shtetit që realizohet për herë të parë në vendin tonë do të përzgjidhen nga një kompani angleze.
Pyetjet do të jenë të përgatitura në fshehtësi ndërkohë që ato do të bazohen në programet e degëve specifike.
Detajet i bën publike për 'AS', Drejtori i Agjensisë Kombëtare të provimeve, i cili thotë se provimi do të zhvillohet në muajin nëntor ndërkohë që regjistrimet do të fillojnë pranë institucioneve përkatëse si Urdhëri i mjekut, farmacistit, infermierit, stomatologut, etj në javën e dytë të muajit shtator deri në fillim të tetorit.
Petraq Papajorgji, Drejtor i Agjensisë Kombëtare të Provimeve, shprehet "
regjistrimet bëhen nga urdhërat e Ministrive përkatëse e aktualisht jemi në fazë përgatitore. Janë ngritur dhe komisionet që do të hartojën tezat e provimeve."
Provimi i shtetit është i rëndësishëm pasi edhe pse një mjek apo infermier ka mbaruar studimet e larta, ai nuk mund ta ushtrojë profesionin e tij . Kandidati ka të drejtë ta japë atë 5 herë, ndërkohë që ai do të jetë me shkrim dhe me gojë.
Përsa i përket tarifave për kandidatin që e jep për herë të parë vlera është 30 mijë lekë, për here të dytë kjo shifër shkon në 50 mijë lekë . kandati që e ka për herë të tretë do të paguajë 80 mije lekë, për herë të katërt 100 mije lekë dhe për herë të fundit kjo shifër eshtë kater here më e lartë nga testi i pare, duke shkuar në vlerën e 120 mije lekëve.
Edlira Sulejmani