Provimi i shtetit, temat për të marrë licencën e farmacistit
03/08/2011 Ministria e Arsimit ka miratuar programin për këtë kategori. Procedura e afatet.
Dhënia e licencave për ushtrimin e profesionit të farmacistit do të jepet vetëm pas marrjes së rezultateve kaluese në provimin e shtetit, ku raundi i parë i testimeve do të zhvillohet në mbyllje të muajit nëntor. Kandidatët që kanë shlyer detyrimet me ndjekjen e praktikës profesionale duhet të bëjnë regjistrimin përkatës për të dhënë provimin e shtetit sipas afateve të konfirmuara tashmë. Për këtë kategori është detajuar edhe programi me temat që duhet të përvetësojnë për të marrë licencën, program të cilin e gjeni të detajuar bashkangjitur shkrimit. Në këto kushte, pas përfundimit të praktikës profesionale të gjithë kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Urdhrit të Farmacistit dosjen e praktikantit të përbërë nga libreza e praktikantit (e plotësuar), formulari i vlerësimit të praktikantit, kartën e praktikantit si dhe certifikatën e praktikantit. Të gjithë praktikantët që dëshirojnë dhe plotësojnë kërkesat për të kryer provimin e shtetit në apelin e parë, i cili do të zhvillohet në 15-ditshin e fundit të muajit nëntor 2011, janë të detyruar të paraqiten pranë këtij institucioni për të bërë regjistrimin përkatës. Regjistrimet për të marrë pjesë në provimin e shtetit fillojnë nga data 15 shtator dhe përfundojnë në datën 15 tetor 2011. Kandidatët që nuk do të kalojnë këtë testim, nuk mund të ushtrojnë profesionin. Ata kanë të drejtë të rihyjnë serish në sezonin tjetër të provimeve.