E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, problem cilësia e ujit, shkak rrjeti i amortizuar

Banorët e kryeqytetit hasen edhe me problemin e cilësisë së ujit të pijshëm. Drejtori i Shëndetit Publik në Tiranë, Gjergj Ndoja thotë se ka ende zona në kryeqytet të cilat kanë probleme me cilësinë e ujit të pijshëm. 

TIRANE- Vec mungesës së furnizimit me ujë të pijshëm në disa lagje të Tiranës, një tjetër problem është edhe cilësia e tij. Drejtori i Shëndetit Publik në Tiranë, Gjergj Ndoja, thotë se situata në krahasim me muajt e kaluar duket e përmirësuar por ka ende zona në kryeqytet të cilat kanë probleme me cilësinë e ujit të pijshëm.

“Në një sërë pikash gjendja na del shumë e mirë, por kemi dhe pika ku herë pas here uji i pijshëm shfaqet problematik.” shprehet drejtori Ndoja.

Drejtori Ndoja thotë se në periudhën vjeshtë-dimër pritet një përkeqësim i cilësisë së ujit të pijshëm, kjo për shkak të amortizimit të një pjese të rrjetit të furnizimit me ujë.

“Problem i madh për ne, në konteksin e një rrjeti të madh ujësjellës dhe deri diku edhe i amortizuar në pjesë të ndryshme të tij, janë dhe rreshjet. Ne gjithmonë pregatitemi për stinën e rreshjeve, vjeshtë-dimër. Hulumtojmë me përparësi anën bakteriale të ujit për të parë mundësinë e lëvizjes së dozës së klorit, konkretisht ngritjes së saj, nëse në sezonin e rreshjeve do të kemi përkeqësim të treguesve fiziko-kimik dhe baktereologjik të ujit”  theksoi Ndoja.(e.n/News24/BalkanWeb)  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›