Ende zvarritje për gjyqet e sheikut arab
Autori i Lajmit: red.
Vazhdon maratona e proceseve gjyqësore të sheikut arab Jasin Kadi me drejtësinë shqiptare. Edhe pse në vendet e tjera të Evropës dhe botës sheiku i ka mbyllur hesapet me drejtësinë, duke marrë pafajësinë, në vendin tonë pasuria e tij vazhdon të jetë e bllokuar dhe njerëzit e tij në vendin tonë vazhdojnë të përballen me akuzat për terrorizëm. Dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda është shtyrë seanca e radhës për përfaqësuesin e sheikut në vendin tonë, Hamzeh Abu Rayyan. Rayyan akuzohet për “Fshehje të fondeve dhe pasurive të tjera ndaj të cilëve zbatohen masat kundër financimit të terrorizmit". Por edhe pse ky proces ka afro 2 vjet që ka filluar, gjykata vazhdon ende ta zvarrisë atë dhe të mos shprehet për akuzën e ngritur nga prokuroria. Paralelisht edhe gjyqi për zhbllokimin e pasurive të sheikut arab vazhdon në Gjykatën e Tiranës, ku priten ende dëshmitë e ekspertëve që kanë bërë bllokimin e pasurisë
Ky lajm është publikuar: 18/06/2009