E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërkohej për kanosje me armë, pranga një 39-vjeçari

Durrës

Kapet një person i shpallur në kërkim prej disa ditësh. 39- vjeçari Sajmir Cangu, nga fshati Nikël i Krujës, është ndaluar pasi dyshohet se pak ditë më parë, në fshatin Mukje të Krujës, pas një konflikti të çastit me një shtetas dhe pikërisht në afërsi të banesës së tij, ka qëlluar me një armë zjarri të tipit pistoletë. Pas ngjarjes, Cangu është larguar, duke iu shmangur hetimit, ndërsa kanë nisur veprimet procedurale për kapjen dhe hetimin e tij për veprën penale të kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje. Në cilësinë e provës materiale është bllokuar një pistoletë model 54, e cila mendohet nga shërbimet e Antikrim të policisë së Krujës se është arma e përdorur nga i dyshuari.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›