Kapet me drogë, pranga noterit
Fier
Kapet me 10 gramë heroinë, pranga një 37-vjeçari, ndërkohë që policia ka ndaluar “furnizuesin” e tij. Burime zyrtare nga policia e Fierit bëjnë të ditur se është arrestuar 37-vjeçari Renato Hebeja, të cilit i është gjetur në xhepin e rrobave një sasi prej 10 gramë droge, e llojit heroinë. Menjëherë pas arrestimit të Hebejas, policia ka vijuar operacionin dhe pak minuta më vonë, në hyrje të fshatit Fermë-çlirim, ka arrestuar edhe Ermir Berishën, i cili ka qenë furnizuesi i Hebejas. Renato Hebeja është me profesion noter. Ai ishte piketuar nga policia si përdorues droge dhe pas hetimeve disaditore ka mundur ta prangosë atë, si dhe personin ku ai siguronte drogën.
#