Ja si do ndahen paratë e fushatës
Autori i Lajmit: red.
Rreth 1 milionë dollarë pritet të jetë fondi që do të përfitojë Partia socialiste dhe Partia Demokratike nga buxheti i shtetit për të zhvilluar fushatën e ardhshme. Burime nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve pohojnë se tashmë është bëra gati drafti nga specialistët e KQZ-së dhe brenda javë pritet miratimi i tij. Mësohet se PD pritet të përfitojë një shumë prej 54 milionë lekësh të reja dhe PS 40.1 milionë lekë të reja. Po sipas burimeve, një shumë rreth 30-40 milionë lekë, do të shpërndahet mes partive të tjera parlamentare. Neni 86 i Kodit Zgjedhor thotë se buxheti i KQZ-së përbën zë më vete në buxhetin e shtetit. Në buxhetin e vitit kur do të zhvillohen zgjedhje, Kuvendi vë në dispozicion të KQZ-së dhe të institucioneve të tjera përkatëse fondet për përgatitjen, zhvillimin, mbikëqyrjen, si dhe çdo aspekt tjetër të procesit zgjedhor. Fondet e akorduara nga buxheti i shtetit për fushatën zgjedhore të subjekteve përbëhen nga fondet për financimin e fushatës, si dhe nga kuota shtesë për fondet për financimin e fushatës, e cila përdoret nga KQZ-ja për dhënien e shumave kompensuese. Fondet për financimin e fushatës nuk mund të jenë më pak sesa totali i shumave të shpërndara partive politike në zgjedhjet pararendëse. Në nenin 90, pika tre e kodit thuhet se shpenzimi total që mund të kryejë një parti politike, përfshirë edhe kandidatët e tyre, për një fushatë zgjedhore, nuk duhet të kalojë dhjetëfishin e shumës më të madhe që një subjekt zgjedhor ka marrë nga fondet publike. Në zbatim të Kodit Zgjedhor, tavani i shpenzimeve në fushatë pritet të shkojë rreth 5.4 milionë dollarë. Sasia e fondeve publike që i shpërndahet secilit prej subjekteve zgjedhore, caktohet me vendim të KQZ-së. 50 për qind e shumës ndahet ndërmjet partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore dhe që kanë mandate në Kuvend, e përcaktuar kjo sipas vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve pararendëse. Kjo shumë u jepet këtyre partive politike nga KQZ-ja jo më vonë se pesë ditë pas regjistrimit të tyre si subjekt zgjedhor dhe paraqitjes së listës shumë-emërore për çdo njësi zgjedhore. 50 për qind e shumës së përgjithshme ndahet midis partive politike të regjistruara si subjekt zgjedhor dhe që në zgjedhjet pararendëse për Kuvendin kanë marrë jo më pak se dy vende në Kuvend, në raport me votat e marra prej tyre në shkallë kombëtare sipas vendimit të KQZ për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Pas dy ditësh pritet që KQZ të miratojë dhe projektrregulloren “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve” ku përcaktohen rregullat mbi organizimin dhe funksionimin e këtij Komisioni.
Ky lajm është publikuar: 06/05/2009