Rama bën thirrje për ndryshim pushteti
Autori i Lajmit: Suela Topi
Opozita nderon e ndarë Dëshmorët e Kombit. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama së bashku me krerët e tjerë të koalicionit të tij opozitar ka nderuar dje Dëshmorët e Kombit me rastin e 5 Majit. Rreth orës 12:00, krerët opozitarë, të shoqëruar dhe nga dhjetëra të rinj socialistë kanë nderuar dëshmorët e Luftës së Dytë Botërore. Por ndryshe nga herët e tjera, fjala e Ramës, e mbajtur me këtë rast, ka pasur dhe nuanca elektorale. Kryesocialisti, duke nderuar kujtimin e të rënëve, ka kërkuar ndryshim në emër të një politike të re, ka kërkuar një bashkim të ri dhe ndarje me politikën e 18-të viteve të fundit. Përtej këtij ndryshimi në fjalimin e liderit të PS-së, Edi Rama, gjithçka tjetër ka qenë njësoj si një vit më parë. Edhe këtë herë opozita ka qenë e ndarë në nderimet e saj për Dëshmorët e Kombit. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, me disa prej deputetëve të partisë së tij, por dhe me aleatët e tij të koalicionit si Petro Koçi nderuan dëshmorët një orë para kryesocialistit Rama dhe aleatëve të tij.
Rama
“Ishim shumë mijëra gratë, që lufta me pushtuesin fashist, i veshi me të zeza. Por, nuk ishin pak, as ato që i veshi me të zeza paqja, nën pushtetin komunist. Në anën tjetër të familjes, më kujtohet një hallë e babait, që plakej zi qysh se i kishin pushkatuar djalin tek lindte bota e re”, - tha dje Rama para monumentit “Nënë Shqipëri” në nderim të Dëshmorëve të Kombit. Sipas tij, çdo 5 Maj, kujtohen ata që në moshën më të re, u sakrifikuan për një botë të re si Qemal Stafa e shumë emra të tjerë. Por sipas tij, në vend të vëllazërimit, bota e re solli ndasinë e përgjakshme dhe sot e gjithë ditën, atdheu që kujton Qemalin e shokët e tij, vuan prej urrejtjes shkurajuese, që vazhdon të ushqehet në atë ndasi të vjetër. “Ky është 5 Maji i 18-të pas rënies së murit të urrejtjes, që deri në vitin 1990 e mbante Shqipërinë të ndarë me botën e hapur dhe shqiptarët, të ndarë brenda një bote të mbyllur, që s kishte asgjë të përbashkët me ëndrrën që frymëzoi heronjtë dhe dëshmorët e Luftës Nacionalçlirimtare. Por, fatkeqësisht, edhe 18-vjeçarët e sotëm u duhet të dëgjojnë arsyet përse duhet të na ndajë e shkuara, jo arsyet pse e ardhmja duhet të na bashkojë”, - tha ai. Sipas Ramës, politika e bart në vetvete urrejtjen përçarëse të së shkuarës dhe e përçon kudo, vijimësisht, duke na mbajtur të ndarë në një grindje pa mbarim, pasi kemi rifituar lirinë e humbur për të qenë vetvetja në një botë të hapur, për të kërkuar barazinë në një kohë mundësisht të pafundme, për të ndërtuar vëllazërimin në një atdhe që ka pafundësisht nevojë për dashurinë tonë, për të e për njëri-tjetrin. Kreu i selisë rozë theksoi se 18 vjet janë shumë për t u humbur me përçmime ndaj njëri-tjetrit apo me mërira të vjetra. “Ka ardhur koha t i japim bashkëjetesës sonë vlerat e një kohe të re evropiane përmes një politike të re, që i jep çdo njeriu ndjenjën e dinjitetit të tij duke i dhënë secilit një rol e vlerë sociale, me vetëdijen se të respektosh njeriun do të thotë të respektosh çdo njeri pa asnjë përjashtim. Ka ardhur koha t i mundësojmë çdokujt që në çdo rrethanë të mos humbasë ndjenjën e dinjitetit të tij. Është Shqipëria që sot ende nuk e kemi dhe që mund të bëjmë për fëmijët tanë vetëm përmes vëllazërimit.
Kujtimi i të rënëve ndriçoftë gjithnjë rrugën tonë!” - përfundoi ai.
Ky lajm është publikuar: 06/05/2009